Van Gog “i gjalle”…
Autoportreti i piktorit të famshëm Vincent Van Gog është rikrijuar në mënyrë kompjuterike nga një fotograf lituanez, i cili e ka sjellë atë sikur të ishte i gjallë.
Autori i fotos thotë se u frymëzua nga portreti i një mikut të tij, i cili i ngjan jashtëzakonisht piktorit të famshëm. Fotomontazhi i fotografisë me veprën e Van Gogut solli një portret krejt real të këtij të fundit, me mjekrën në ngjyrë të kuqërremtë dhe sytë jeshilë që e karakterizonin.