Vëzhgimi/ Çfarë kanë prioritet shqiptarët?
Kush është prioriteti juaj?
Kjo është pyetja që organizata “OECD Better Life Index” u ka drejtuar 80 mijë njerëzve në të gjithë botën.
OECD ka krijuar një hartë që paraqet prioritetin e njerëzve në jetë, duke përfshirë gjithë botën.
Prioriteti i shqiptarëve, sipas OECD është thuajse unik në Europë, të anketuarit nga vendi ynë janë përgjigjur se kanë prioritet të ardhurat. Të vetmit në Europë, që kanë të njëjtin priotitet me shqiptarët, janë ukrainasit.
Për fqinjët tanë, serbët, boshnjakët, kroatët dhe bullgarët ka më shumë rëndësi kënaqësia në jetë. Ndërsa për sllovenët mjedisi, kurse rumunët kanë prioritet arsimimin.