Zbulohet lapidari i “zaptuar” nga lokali (pa leje) perballe Komisariatit 3
Lapidari i dëshmores Mine Peza ka dalë në dritë gjatë aksionit të INUK gjatë këtyre ditëve në Tiranë për lirimin e hapsirave publike. Lapidari është “zbuluar” pas prishjes së një objekti pa leje 2 katësh që shërbente si lokal qoftesh dhe si pikë bastesh bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social “Facebook”. Lapidari ndodhet në rrugën me të njëjtën emër ‘Mine Peza’ përballë Komisariatit numër 3.