Prezantuesja amerikane sulmon Putin ne televizionin Rus
Abby Martin, prezantuesja amerikane e RT (Russia Today), i ka befasuar të gjthë me një program surprizë për çështjen e Ukrainës. Në fund të episodit të djeshëm të programit “Breaking the Set”, Martin shkon në qendër të studios dhe e bën një deklaratë në lidhje me atë që ajo personalisht mendon për krizën e Ukrainës dhe shkeljen e sovranitetit të vendit nga Rusia: “Vetëm se punojnë këtu nuk do të thotë se unë nuk kam pavarësi gjykimi. Ajo që Rusia ka bërë është e gabuar.”