Shqiptarja.com raporton se ne Sharre njerezit varrosen ne rruge (perfshire Olldashin)
TIRANË – Gjetja e një varri në kryeqytet prej kohësh është kthyer në një problem shqetësues, ndërsa ajo çka ndodh në varrezat e Sharrës i kalon kufijtë e respektit për të vdekurit. Prej më shumë se dy muaj aty varret hapen në rrugë, në sheshin e parashikuar nga bashkia për të ndaluar automjetet. Në parcelën katër ka varre të hapura në rrugë. Një e fundit është dhe varreza e Sokol Olldashit.