Foto: Marrë nga emisioni “Provokacija”/ ABC news
Analisti Mustafa Nano dhe njëkohësisht moderator i emisionit “Provokacija” i ka dedikuar në monologun e përhershëm në hyrje të këtij emisioni një kundërpërgjigje të gjithë figurave politike që u përfshin në debatin për takimet ndërgjegjësuese të LGBT në shkolla.
Me ton sarkastik dhe ironizues ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, analisti thekson se thelbi i qytetërimit perëndimor, që është lakuar shumicën e rasteve gjatë këtij debati, konsiston në parimin dhe principin se të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja, ideologjia politike, gjinia dhe orientimi seksual.
Ja si e mbyll ai këtë monolog: “Dhe thelbi i qytetërimit perëndimor qëndron te një numër vlerash e parimesh, një nga të cilat është që të gjithë njerëzit janë e duhen trajtuar të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja e tyre, pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pavarësisht nga gjinia e orientimi i tyre seksual, etj, etj. Në Perëndim nuk ka ndonjë pasion homoseksual më të zhvilluar sesa në Shqipëri. Nuk ka pse të ketë. Nga ana tjetër, në Perëndim nuk është se kanë respekt për gaytë. Vetëm një budalla mund ta mendojë këtë. Jo për gjë, por nuk ka asnjë kuptim të thuash “kam respekt për gaytë”. Të thuash “kam respekt për gaytë” është njësoj si të thuash “kam respekt për ata që e kanë shtëpinë te Fusha e Aviacionit”. Dmth nuk ka kuptim. Në Perëndim kanë respekt për njerëzit, të cilëve u njohin të drejta të barabarta, qofshin këta homoseksualë si Kristi Pinderi, qofshin heteroseksualë si unë, qofshin zombie si Myslim Murrizi”.
Më poshtë gjendet linku me videon e plotë të monologut në emisionin “Provokacija”:
https://www.youtube.com/watch?v=IrSLnFm37Xs&t=721s
/k.m/



















“Do të doja të falenderoja Xhenin dhe personat e tjerë që kanë shërbyer në 5 gjimnaze të Tiranës që u bënë pre e gjuhës së urrejtjes dhe asaj dhune të pashembullt në rrjetet sociale. Janë arsye për të qenë edhe më të qartë për të axhustuar veprimet tona në të ardhmen.”




