Po ty? Të kanë bullizuar ndonjëherë? Në klasë të parë? Në lagje? Në punë?Në po atëherë e di fort mirë këtë ndjesi që do të përshkruajmë. Nëse jo atëherë shuaj kuriozitetin.
Ky artikull u nxit nga redaksia jonë prej rasteve të vazhdueshme që na vijnë qoftë në takime personale me njerëz apo edhe në platformat tona të mediave sociale. Ne sot do t’ ju tregojmë disa aspekt të tjera të bullizmit. Përshembull që ai mund të jetë fizik,emocional. online, seksual, racor. Vetvetiu është një rend i vazhdueshëm veprimesh të qëllimshme nga një grup apo njeri i vetëm për të shkaktuar stres dhe përçmim.
Pa bërë shumë teori e as filozofi sot do ju themi disa të vërteta praktike nga disa pjesëtarë të komunitetit në forma të ndryshme.
Përshembull shikoni më poshtë komentet e marra nga dy mamatë Alba dhe Eda, dhe komentet të tjera për disa pjesëtarë të komunitetit LGBTQ+ për daljet në media.



Këto komente pa dyshim ndikojnë negativisht në atmosferën përgjithshme të suportit ndaj komunitetit LGBTQ+, megjithatë ajo çka është edhe më shqetësuese qëndron në faktin që liria e fjalës dhe e mendimit perceptohen të pakufizuara duke i dhënë lirinë individëve të trazojnë edhe paqen e të tjerëve.
‘’Nese do te ndaleshim për pak për te kuptuar cili është profili I nje dhunuesi, bullizuesi do të kuptonim se personat që janë homofobë janë individë të cilët janë rritur në mjedise ku gjykimi, mospranimi, intimidimi, bullizmi janë normë. Janë individë të cilët kanë besime dhe qëndrime te ngurta përsa I përket roleve gjinore, janë persona të cilët janë të ndrydhur seksualisht dhe si rrjedhojë gjykojnë dhe dënojnë çdo liri seksuale.’’ Cit Anxhela Ibrahimllari, psikologjie në Aleancën LGBT.
Ndërsa personazhi mediatik, e njohur gjerësisht për opinionet e saj të thëna pa censure në publik, Zhaklin Lekatari shprehet kështu: Urrjetja dhe gjuha e urrejtjes janë koncepte të ndërlidhura por jo e njëjta gjë, urrejtja është emocion individual që çdo njeri mund të ndjejë në momente të caktuara. Ndërsa gjuha e urrejtjes është shprehja publike e kësaj urrejtjeje, që mund të rezultojë në pasoja të rënda ndaj individëve dhe komuniteteve të vëna në shënjestër. Gjuha e urrejtjes mund të ndikojë në një atmosferë dhe ambient intolerant dhe diskriminues. Duke mundësuar krijimin e një klime frike dhe armiqësie për pjesëtarët e grupeve të sulmuara apo individëve të cilët janë sulmuar. Gjuha e urrejtjes, keqdashjes dhe mëria mund të çojnë në dhunë dhe në probleme të tjera serioze.
Dëmtimi psikologjik, social, fizik dhe prishja e reputacionit janë pasoja shkatërrimtare për personat që bëhen tabelë qitjeje dhe viktima të gjuhës së urrejtjes.
Për tu mbrojtur duhet së pari të informohemi, se cfarë janë bullizmi, krimi kibernetik, diskriminimi, etj… Pra edukimi është thelbësor për identifikimin e ngjarjeve kur ndodhin. Kur flasim për gjuhë bulliziuese në platforma online, ne nuk mund të pretendojmë që platformat e mediave sociale të krijojnë mekanizma apo filtera që cënojnnë lirinë e fjalës. Prandaj duhet bërë një seleksionim i algoritmit duke hequr termat ofendues dhe keqdashës.
Një hap tjetër është denoncimi dhe përdorimi i mundësive që jep platforma për dencoimin e gjuhës së urrejtjes. Së pari duhen marrë prova si linku i adresës, të dhënat dhe screenshote të komenteve. Prova të cilat mund ti përdorim edhe në momentin që duam të denoncojmë te institucionet e drejtësisë.
Thelbësor është edhe bashkëpunimi me ekspertë apo organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me sigurine onilne si p.sh I sigurt.al. Do ishte shumë mire që këta njerëz të bënin edhe aktivizëm, duke lobuar për përforcimin e kuadrit ligjor mbi gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.
Përforcuar edhe nga rasti i një buje mediatike mbi vetëvrasjen për shkaqe të bullizmit online, ne duam t’ ju nxisim të edukoheni. Të informoheni, të jeni të forte përballë çdo komenti keq dashës.