Shkruar nga: Prof. Amantina Pervizaj Kelmendi
AJO
“Po vjen një Njeri dhe Një Grua ”
Është baza e asaj që në e quajmë BARAZI…
Kush është “NJERIU” që po vjen , dhe ÇKA është GRUAJA që është ME TË ? A nuk na qenka dhe ajo NJERI?
Duke gjurmuar në aforizma për femrën gjen numër të paskajshëm të llojit të këtillë të brutalizimit shoqëror të femrës që degradoi mirëqenien e saj deri në këtë pikë ku ajo klith për ndihmë, dhe askush nuk ia vë veshin sikur të ishte e mekur, a thua:
FEMRA (s) është MORALI.
Pyetem si mund të ndodhë që një femër nëpërkëmbet, përbuzet, dhe për më shumë nënçmohet e zvarritjet peripecike për të mbijetuar, e dhunuar emocionalisht e fizikisht nga një “mashkull bishë“, dhe e sfiduar nga shumë femra “bisha”, e askush nga ato që ne u besuam nuk guxoi të nxjerrë zë , nuk e tha, nuk lëvizi, e as ndërmend se ka ta bëjë të paktën për hir të asaj që quhet NDËRGJEGJE, ta mbrojë llojin e vet, ta mbështesë qoftë vetëm një herë VETEN ngase jo gjithmonë je ATY KU JE SOT E NDERUAR.
Kohëve të fundit pothuajse po bastardohet çdo çast duke diskutuar mbi moralin, mbi dëmtimin e tij, zbehjen e kuptimit të plotë në rreth dhe familje, e më shumë dëgjova tek thuhej: Femrat u prishën, Femrat e prishën , Femrat janë problemi ngase nuk do ndodhte kështu, e besa dhe Femrën e “lëshuan” e ndodhi kështu….!
Sa patetike , jo etike, aq më pak edukative por shumë primitive dhe po aq brutale është kjo qasje ndaj FEMRËS nga: Një femër tjetër – më e rrezikshmja , që e konsideron veten me më vlerë morale, më të mençur që ka një jetë te konstruktuar mirë nga një “mashkull”, nga ajo e cila edhe vetë në një rast apo tjetrin është e njëjtë si ato FEMRA që ajo i përul, i nënçmon, i përjashton nga rrethi i saj duke ia vështirësuar qasjen e sërishme, e kjo e cila nuk do donte as tingullin femëror ta dëgjonte në rrethin e saj mashkullor ku ajo vezullon nga të qenurit objekt ndaj “atyre”, që ia rregullojnë jetën, unë thjesht po them sa kompleksive femra femrës ia bëka jetën, sa të paarsyeshme qenkemi kur kërkojmë nga gjinia tjetër të na trajtojë të barabarta , kur në pikën e parë ne dështojmë në raport të ndërsjellë me VETEN …
E kur gjykimi vjen nga pala e kundërt MASHKULL, ata përmendin dobësitë e tyre gjinore sikur arsyetim hormonal, dobësitë e tyre edukative si përparësi familjare, e më shumë brutalitetin ndaj gjinisë së kundërt ata e bëjnë me mjeshtërinë më eprore duke e paraqitur femrën provokuese, iniciuese, dhe të pa përmbajtur ndaj çdo situate të mundshme të ” (pa)moralshme ” të sekuestruar nga vetë ata …
E indinjuar thellë , e rrethuar proporcionalisht me të dyja gjinitë, e sfiduar në cilindo spektër gjinor, po e them me plot kuptimin e fjalës : FEMRA S`ËSHTË DEKOR , FEMRA është ajo që DI të menaxhojë gjithçka shumë më mirë dhe shumë më saktë se SECILI mashkull deri në momentin kur fillon LUFTA BRENDA LLOJIT TË VETË, E QË KJO INICOHET NGA VET LLOJI TJETËR I VETQUAJTUR MASHKULL.
BASHKË MUNDEMI DHE DUHET TE FUQIZOHEMI!/A.A.