Shtatëmbëdhjetë gratë, të gjithë ministre aktuale ose të kaluara në Francë, kanë nënshkruar një deklaratë që dënon ngacmimin seksual në politikë. Nënshkrueset – të cilat përfshijnë Christine Lagarde, kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar – detajuan raste të seksizmit që ato kanë përjetuar duke punuar në qeveri dhe bënë thirrje për një ashpërsim të ligjit kundër ngacmimit seksual që do të përfshijë krijimin e posteve të specializuara brenda stacioneve policore që të merren me pretendimet e ngacmimit.
“Ata ndjehen sikur kanë të drejtë të qeshin dhe të bëjnë gjeste të padëshirueshme si të gjuajnë një grua në prapanicë,” tha një nga nënshkrueset, Ministre e të Drejtave të Grave Yvette Roudy. “Është koha që gratë të flasin për këtë dhe ta bëjnë të ditur se ato nuk po komplimentohen, por po trajtohen si kurva.”
Të hënën e kaluar, zëvendës kryetari francez i Asamblesë Kombëtare, Denis Baupin, dha dorëheqjen pasi u akuzua nga ish-kolegët e Partisë së Gjelbër se kishte prekur një anëtare femër të Partisë së Gjelbër dhe u dërgonte mesazhe të hollësishme të tjerave./A.A.