Çdo punonjës social që ushtron dhunë ndaj fëmijëve nuk do të mund të ushtrojë më pofesionin. Ky ndyshim ligjor është bërë i ditur në një aktivitet që ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka kryer në Shkodër, në kuadër të nismës “Unë mbroj fëmijët”.
Ministri Klosi deklaroi gjatë një takimi me studentët e Shkencave Sociale në Shkodër, se ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve, urdhri i sociologut dhe i psikologut do të ashpërsohen për penalizimin e punonjësve që dhunojnë fëmijët. Ai deklaroi se me këto ndryshime ligjore, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit përgjithmonë, çdo punonjësi që ushtron dhunë ndaj fëmijëve.
Një nga ndryshimet e tjera që do të propozohen për ligjin “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, është njohja si formë dhune e neglizhimit që prindërit i bëjnë fëmijëve.
/l.k./