Rreth 30 fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian me vendbanim në Qendrën Tranzitore të Emergjencave Tufinë iu duhet të ecin rreth një orë për të arritur në shkollën 9 vjeçare “Pal Ëngjëlli”. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të kësaj rruge, që vjen nga mungesa e trotuarëve dhe sinjalistikës rrugore, një pjesë e tyre kanë ndërprerë frekuentimin e shkollës.
Më datë 14 Prill, prindërit dhe aktivistët e grupimit “Aktivizmi Rom dhe Egjiptian”, i drejtuan një kërkesë Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, ku kërkohej ofrimi i transportit falas për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjeçar.
Sipas një publikimi të aktivistëve të grupimit “Aktivizmi Rom dhe Egjiptian” kjo kërkesë është marrë parasysh nga DAR Tiranë, duke vënë në dispozicion një mjet i cili transporton fëmijët në shkollë çdo ditë.
/l.k./
Foto: Kërkesa e poltë dërguar Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë