Monedhat amerikane do të përfshihen në ndryshimet më rrenjësore dhe gjithëpërfshirëse që kanë patur ndonjëherë. Për herë të parë, gra, udhëheqëse të të drejtave të njeriut do të zëvendësojnë fytyrat e presidentëve amerikanë.
Ndryshimin më të madh do ta pësojë kartëmonedha 20 dollarëshe ku në vend të ish-presidentit Andrew Jackson, do të vendoset aktivistja e të drejtave civile Harriet Tubman.
Tubman, një grua me ngjyrë që u arratis nga të qenurit skllave në vitet 1820 dhe u kthye në luftëtare për lirinë e skllevërve duke shpëtuar qindra prej tyre, do të zëvendsësojë ish-presidentin Jackson që vinte nga një familje skllavopronare dhe u bë i njohur për politikat e tij që çuan në vdekjen e panumërta të amerikanëve vendas. Harriet Tubman do të bëhet kështu gruaja e parë afro-amerikane në një kartmonedhë dollari.
Ndryshime do të pësojnë edhe kartmonedhat 5$ dhe 10$. Në pjesën e pasme të 10 dollarëshes do të ketë imazhe të pesë lidereve femra të lëvizjes së famshme për të drejtën e votës së grave në Amerikë. Ndërsa në kartmonedhën 5 dollarëshe do të shtohen imazhet e ish-zonjës së parë Eleanor Roosvelt dhe Martin Luther King.
Debati ka nisur në qershor të këtij viti kur Presidenti Obama mori një letër nga një vajzë që kritikonte mungesën e figurave femërore në kartmonedhat amerikane. /m.g


























