Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë, sipas një publikimi nga Eurostat, “Minimum wage statistics”. Paga minimale zyrtare e vendit tonë, e cila nuk ka ndryshuar që nga qershori 2015, është afërsisht 160 euro në muaj.
Ndërkaq, Eurostat mat edhe pagën minimale në bazë të standardit të fuqisë blerëse në çdo vend, e cila për Shqipërinë është më pak se 300 euro në muaj.
Në këtë llogaritje merret parasysh paga bruto minimale, diferencat në nivelin e çmimeve, si dhe shpenzimet finale të konsumatorëve. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra, në krahasim me vendet e BE-së dhe kandidatët për anëtarë të unionit.
Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse, e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia që renditen me pagë minimale nën 200 euro.
Në vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1 923 euro në Luksemburg.
/l.k./