Festa e Ditës së Verës solli një sërë aktivitetesh si panaire, ndeshje sportive, lojëra për fëmijët, koncerte dhe muzike.Festa u shtri në sheshet kryesore të qytetit në të cilat u bllokua trafiku i makinave.
Fotot:Ivana Dervish- BIRN
Fotot:Ivana Dervish- BIRN
Revista “Monitor” shkruan se do të hiqen ekskluzivitetet për Postën Shqiptare. Drafti i ri synon hapjen e tregut të shërbimit postar për konkurrencë pas 6 muajsh. Hiqet koncepti i zonës së rezervuar për Postën Shqiptare dhe shërbimi universal nuk është më ekskluziv.
Në Kuvend është depozituar projektligji “Për shërbimet postare”, i cili synon hapjen e tregut për konkurrencë dhe liberalizimin e shërbimeve që aktualisht janë ekskluzivitet i Postës Shqiptare, e cila zotërohet 100% nga shteti.
Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, sektori postar në Bashkimin Europian (BE) ka kaluar në proces hapjeje graduale drejt konkurrencës.
Kalimi nga një situatë, ku e drejta e ofrimit të shërbimit universal postar është vetëm e Postës Shqiptare, kundrejt zonës së rezervuar, heqja e zonës së rezervuar dhe parashikimi i mekanizmave të reja të financimit të kostos neto kërkon kohën e nevojshme për zbatim, që përfshin nxjerrjen e akteve nënligjore nga Këshilli i Ministrave dhe AKEP-i, analizën e impaktit rregullator, përcaktimin e pikave të aksesit, analizën e situatës së ofrimit të shërbimeve postare etj.
Për këtë arsye, propozohet që në një periudhë transitore, Posta Shqiptare të vijojë me ofrimin e shërbimit universal postar, kjo me qëllim mbrojtjen e përdoruesit.
Ajo është një nga mrekullitë e natyrës shqiptare.
Kjo, sidomos për disa specie të rralla kafshësh. Por, parku i Divjakës rrezikonte të zhdukej.
Qeveria vendosi një vit më parë një moratorium kundër gjuajtjes së kafshëve dhe ka bërë disa investime në këtë park, duke e ringjallur atë.
“Sot në Lagunën e Karavastasë ku prej një viti është rikthyer qetësia që ka sjellë rilindjen e jetës normale për plot zogj të rrallë të cilët ishin drejt zhdukjes. Falë projekteve mbështetëse të qeverisë, Parku Kombëtar i Divjakës do të bëhet një nga zonat më tërheqëse për turizmin e fundjavës dhe për turistët që duan t’i kalojnë pushimet njësh me natyrën”, shkruan kryeministri Edi Rama, që ka postuar disa foto nga aktiviteti i sotëm në këtë park
/Tema
Vetëm brenda një jave, dy mikesha dhe anëtare të Chouf u sulmuan në mënyrë të tmerrshme. Një nga anëtaret e zyrës tonë u përdhunua nga një burrë i cili e kërcënoi atë me një thikë në fyt, dhe një anëtare tjetër u rrah nga një grup njerëzish për shkak të orientimit të saj seksual. Sulmuesit i kërkuan të «tregonte se si mund të luftojë nëse donte të martohej me një grua».
Përpara akteve të tilla çnjerëzore dhe barbare, s’ka fjalë që të mund të shprehin atë që ndiejmë. Zemërim, tërbim dhe indinjatë janë fjalë boshe në lidhje me ndjenjat që kemi brenda nesh.
Ne po na mohohet aftësia për të jetuar në siguri, në hapësirat publike dhe private, pa qenë në rrezik. Dhuna me të cilën ne po përballemi çdo ditë mbetet e pandëshkuar. Sulmet dhe ngacmet që përjetojmë po mohojnë qenien dhe identitetet tona. Ne na refuzohet e drejta të jemi vetja, ne po na mohohet e drejta për të qenë gra.
Ne jemi gra dhe si gra kurrë nuk do të pushojmë së të kërkuari të drejtën tonë për të ekzistuar.
Ne jemi të gjitha të bashkuara dhe japim gjithë mbështetjen tonë të plotë si për anëtaret tona dhe përmes tyre për të gjitha gratë që janë sulmuar, rrahur, përdhunuar, dhe vrarë çdo ditë.
Marrë nga: www.huffpostmaghreb.com
In only one week, two friends and members of Chouf were horrifacally attacked. One of the members of our office was raped by a man who threatened her with a knife to her throat, and another member was beaten by a group of men because of her sexual orientation. The attackers asked her to « show how she could fight if she wanted to marry a woman ».
In front of the inhumanity of such acts of barbarism, no words are able to express what we feel. Anger, rage and indignation are empty words about the feelings within us.
We are denied our ability to live in security, in public and private spaces without being in danger. The violence we are facing everyday remains unpunished. Assaults and harassment we suffer are realizing the negation of our beings and our identities. We are refused the right to be ourselves, we are denied the right to be woman.
We are women and as women we will never cease to claim our right to exist by and for ourselves.
We are all united and we give our full and complete support to both our members and through them to all women who are attacked, beaten, raped, and killed every day.
Marrë nga: www.huffpostmaghreb.com
Në shkollën e historisë ekonomike na patën thënë se shifrat nuk gënjejnë, por varet nëse po sheh shifrat e duhura, ose shifrat që kanë kuptim për të shprehur realitetin. Kjo është çfarë qeveria e sotme e Shqipërisë, ashtu si ajo e djeshmja, nuk dëshiron ta kuptojë.
“Kam hapur 188 mijë vende pune”, deklaroi Sali Berisha, në një fjalim elektoral të vitit 2013.
“Numri i të punësuarve është rritur me 82.629 persona,” deklaroi kryeministri i sotëm Edi Rama në faqen e tij në Facebook, duke iu referuar Anketës së Forcave të Punës të publikuar nga INSTAT për vitin 2014.
“Shifra e fundit e marrë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pra, jo e nxjerrë nga ndonjë anketë dhe as nga ndonjë llogari spekulative, por e nxjerrë nga libri i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, libri i pensioneve të ardhshme të këtij shteti flet për 92.521 vetë më shumë të regjistruar në sigurimet shoqërore si njerëz të punësuar rishtas, apo si njerëz që deri përpara se të regjistroheshin kanë qenë skllevër të punës në të zezë dhe që në konceptin demokratik dhe europian të punës janë sot të punësuar, pasi kanë jo vetëm rrogën që çojnë në shtëpi, por kanë edhe të drejta të garantuara, ashtu si dhe pensionin e garantuar,” deklaroi Kryeministri Edi Rama në 17 shkurt duke thënë se i referohej shifrave të disponueshme deri në nëntor të vitit 2014.
Në këto dy fjalime duket qartë tendenca për të konfonduar të dhëna në emër të propagandës, të tregimit të fakteve pa lidhje me shpresë se ndokush do të bindet.
Nuk është e qartë se pse qeveritarët shqiptarë të djeshëm dhe të sotëm besojnë se duke shpallur dhjetëramijëra apo qindramijëra punësime, do të përfitojnë ndonjë gjë. Në fund të fundit, çdo shqiptar i papunë, i nënpunësuar apo i punësuar, nuk do të ndjehet më i punësuar pas deklaratave të tilla pompoze.
Por e qartë është që qeveritarët shqiptarë janë të vendosur të përsërisin gënjeshtra të njëjta vazhdimisht dhe vazhdimisht.
Anketa dhe të dhënat administrative
Instituti i Statistikave publikon dy lloje statistikash në lidhje me punësimin. Kushdo që është i interesuar mund t’i shohë me detaje këtu. Lloji i parë i statistikave mblidhet nga një sondazh kombëtar në të cilin INSTAT pyet rreth 5 mijë vetë në të gjithë Shqipërinë. Nga ky sondazh që ka filluar të zhvillohet çdo tre muaj tashmë prej disa vjetësh, përqindja e popullsisë në moshë 15-64 vjeç që e deklaron veten të punësuar apo të papunë në kërkim aktiv për punësim, ka variuar nga 67.1 për qind në fillim të vitit 2012, në 58.1 për qind në fund të vitit 2013 dhe në 63.6 për qind në fund të vitit 2014.
Pjesa e shqiptarëve që vetëdeklarohen në kërkim aktiv për punë dhe që janë brenda kësaj moshe ka variuar nga 13 për qind në fillim të vitit 2012, në 18 për qind në fund të vitit 2014.
Kuptuat gjë?
Natyrisht që këto janë statistika për referencë, të nxjerra nga një vrojtim, të vlefshme për t’u parë në terma afatgjatë.
Sa herë që INSTAT publikon këto të dhëna, vendos një shënim të dukshëm në shqip dhe anglisht ku thotë se këto të dhëna janë llogari të bazuara te statistikat e disponueshme mbi popullsinë dhe strukturën moshore të popullsisë. Statistikat mbi popullsinë janë vlerësuar dhe rivlerësuar disa herë gjatë viteve të fundit.
“INSTAT, pas publikimit në maj 2014 të shifrave të plota të popullsisë për vitet 2001-2014, të cilat reflektonin ndryshimet e popullsisë që vinin nga Censusi i Popullsisë dhe i Banesave 2011, ka rishikuar serinë kohore të Anketës Tremujore të Forcave të Punës. Informacioni demografik ka pësuar ndryshime të ndjeshme në strukturën e popullsisë dhe të njësive ekonomike familjare dhe si rrjedhim ka ndikuar në ndryshimet e treguesve të tregut të punës për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2012 deri në tremujorin e parë 2014”, thotë shënimi, i cili në gjuhë të thjeshtë do të thotë krahasimi i këtyre të dhënave në kohë nuk është i vlefshëm. Pikërisht bazuar në vlerësimin mbi popullsinë, INSTAT ka publikuar edhe një tabelë tjetër, e cila rreket t’i përkthejë përqindjet e nxjerra nga sondazhi në shifra njerëzish. Pikërisht nga kjo tabelë ka dalë edhe shifra 82.629 personash e cituar nga Rama. Vetëm se kjo shifër duhet parë me atë shënimin e INSTAT që thotë se struktura e popullsisë ka pësuar ndryshime të ndjeshme nga viti 2012 deri në tremujorin e parë 2014. Vlerësimi thotë se në fillim të vitit 2012, numri i të punësuarve 15-64 vjeç llogaritej në 1,133,956 shqiptarë. Kur Rama mori qeverinë në shtator 2013, ky numër i vlerësuar qe 964,213 vetë. Në tremujorin e parë të vitit 2014, ky numër ra në 935,600 vetë. Kjo nuk do të thotë që qeveria Rama hoqi nga puna mbi 28 mijë vetë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së vet, do të thotë që popullsia e vlerësuar nga INSTAT, siç thuhet në shënimin e INSTAT, ka ndryshuar. Rrjedhimisht, shifra e cituar nga Rama për shtimin e 82.629 personave në numrin e vlerësuar si të punësuar, nuk përfaqëson shtimin e të punësuarve. Përfaqëson ndryshimin e vlerësimeve të INSTAT mbi popullsinë.
Të dhënat administrative
Përveç të dhënave të anketës, Instituti i Statistikave publikon edhe “të dhëna administrative”, të dhëna të raportuara nga Ministria e Mirëqënies. Këto të dhëna paraqesin dy shifra që kanë fuqi shprehëse shumë më të madhe se të tjerat. E dhëna e parë është “numri i të punësuarve në sektorin shtetëror” dhe e dhëna e dytë është “numri i të punësuarve në sektorin jobujqësor”. Gjatë vitit 2014, të punësuarit në administratën publike plus kompanitë nën pronësi publike qenë 164 mijë vetë, pa u rritur dhe pa u ulur në krahasim me vitin 2013. Të punësuarit në sektorin privat jo-bujqësor, rezultuan të raportuara nga ministria e mirëqënies, qenë 324,517 vetë, me rritje prej 12,849 vetësh në krahasim me vitin 2013. Kjo nuk është ndonjë shifër për të luajtur mendësh. Është pak a shumë aq vende pune sa janë krijuar në Shqipëri zakonisht përgjatë 15 viteve të fundit.
Pretendimi që Shqipëria ka hapur 100 mijë vende pune gjatë vitit 2014, kur ka patur një rritje ekonomike mjerane prej më pak se 2 për qind e ka patur rritje të papërfillshme të kreditimit, vështirë se ka nevojë për komente të mëtejshme. Gjithsesi, qeveria e ka përsëritur kaq shpesh këtë pretendim, sa është e vlefshme të thuhen disa gjëra bazuar në vetë shifrat e publikuara nga qeveria.
Në fund të fundit, përgjatë dy shekujve të ekzistencës së ekonomiksit, ka disa ligjësi të cilat qeveria aktuale, (njësoj si ajo e shkuara) kanë vendosur t’i sfidojnë me propagandë. Ligjësia e parë është që nuk mund të ketë rritje të numrit të të punësuarve më shumë se sa norma e rritjes ekonomike. Dmth, nëse ekonomia rritet me dy për qind, siç është rritur në vitin e kaluar, punësimi nuk ka asnjë shanc të rritet më shumë se sa 2 për qind, por, gjasat janë që do të rritet më pak, ose sa gjysma e normës së rritjes së ekonomisë.
Kjo nuk mund të ndodhë për shkak se paratë, para se të shpërndahen te të punësuarit, duhet të fitohen. Për më tepër, asnjë lloj deklarate dhe asnjë lloj keqcitimi shifrash nuk mundet kurrsesi të bindë një shqiptar të papunë se ai papritur ka gjetur punë. Është mirë që qeveria të bëhet pak më serioze.
Janë publikuar foto të vendstrehimit primitiv të Osama Bin Laden, sipas “MailOnline” terroristi ka jetuar në këto ambjente deri kur një fushatë bombardimesh e detyroi atë të largohej.
Këto imazhe janë marrë nga gazetari palestines Abdel Barri Atwan, i cili në vitin 1966 u ftua nga Bin Laden në strofull për të përhapur mesazhin e tij të urrejtjes në botën perëndimore.
Bin Laden kishte zgjedhur këtë vend për shkak fshehtesisë së tij dhe terrenit të thyer që e bëntë atë të paarritshëm nga forcat opozitare.
Bin Laden strehoej në një sistem shpellash dhe pasazhesh nëntokësore për tu mbrojtur nga sulmet ajrore.
Dhe pse papunësia vazhon të mbetet një problem madhor në Shqipëri, një pjesë e të rinjve thjesht nuk duan të punojnë.
Sipas shifrave të INSTAT 9,1 % e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç nuk punojnë dhe nuk janë duke kërkuar për punë.
Totali i njerëzve të aftë për të punuar, nga mosha 15-29 vjeç është 307 319 përsona, nga këta 27 996 klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
INSTAT sqaron se me termin “të papunë të dekurajuar” klasifikohen ata individë që nuk janë duke kërkaur për punë pasi mendojnë se nuk ka punë ose kanë një ndjenjë infeririteti për punën, pasi mendojnë se nuk kanë aftësitë e nevojshme.
Nesër kyeqyteti do të jetë qendër e një sërë aktivitetesh që do të organizohen nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.
Aktivitetet do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00-16:00.
Me sa duket qeveria dhe Bashkia nuk e kanë gjetur frymën e bashkëpunimit as në këtë ditë feste, aktivitete e tyre janë të ndara dhe shtrihen në zona të ndryshme të Tiranës.
Lista e aktiviteteve të qeverisë:
10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria
Banda Frymore e Ushtrisë
10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria
Ansambli i Këngëve dhe Valleve
10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë
Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj
10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve
Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”
10:00 12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.
“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .
Cirku i Tiranës.
11:00 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)
Teatri Kombëtar i Kukullave
10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere
11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.
10:00 12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Simultane shahu.
10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
* 10:0012:00 Muzikë me DJ
* 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë
* 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini
10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”
Basketboll për fëmijë dhe të rinj
10:0014:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).
Panairi i Artizanatit Tiranë. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme socialekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.
16:00 – Qëndra Rinore Tiranë
Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor
Aktivitetet e Bashkisë për Ditën e Verës:
Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00:
Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.
Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.
Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street artistë etj.
Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.
Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.
Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.
Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. AeroclubAlbania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme
/Balkanweb
Rikthehet situata e tensionuar në Ferguson. Dy policë u qëlluan me armë gjatë protestës përpara Departamentit të Policisë të Shteteve të Bashkuara
Dy punonjësit e policisë, 32 dhe 41 vjeç, kanë marrë plagë të rënda dhe janë shoqëruar menjëherë për në spitalin e St.Louis.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, disa orë pas dorëheqjes së shefi të policisë në Ferguson.
Ende nuk është konfirmuar nga kanë ardhur të shtënat, dhe pse disa dëshmitarë kanë thënë që kanë parë të qëllohej nga një shtëpi aty pranë.
Dorëheqja erdhi pas një vale protestash nga komuniteti afroamerikan që kanë nisur nga 9 gushti i vitit të kaluar, dita kur një punonjës policie vrau një djalë me ngjyrë, dhe pse ai ishte i çarmatosur.
Departamenti amerikan i Drejtësisë pas muaj hetimesh ka akuzuar deprtamentin e policisë së Ferguson për sjellje raciste dhe diskriminim sistematik ndaj komunitetit afro-amerikan.
Nëse jeni queer dhe musliman, me siguri i njihni disa prej këtyre botimeve. Disa janë të vjetra rreth 20 vjet, të tjerat janë aq të reja saqë mund të porositen vetëm nëpërmjet telefonit. Por çfarë kanë të përbashkët? Ato i shërbejnë komunitetit LGBT në vendet me shumicë muslimane.
Këto revista janë më shumë se vetëm revista; ato nuk kanë lidhje me gjërat e cekëta që mund ti gjeni në revistat e përgjithshme. Siç do ta shihni, ndonjëherë ato janë zëri i vetëm që një komunitet mund të ketë. Herë të tjera, ato janë pjesë e një rrjeti më të gjerë që ndikon në ndryshimin e arritur.
ALGJERI: Abu Nawas
E quajtur kështu pas poetit të njohur homoseksual, Abu Nawas ka filluar të publikohet kohët e fundit nga Abu Nawas Algjeri. Abu Nawas Algjeri është një organizatë që ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë një (organizatë joqeveritare) OJQ, por sidoqoftë ata nuk janë miratuar. Përse? Sepse çështja e tyre është e paligjshme në Algjeri. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar ata që të ecin përpara. Së bashku me Radio Alouen dhe portalin Gay Algérie, Abu Nawas Algjeri ka bërë fushatën “TenTen”, e cila feston ditëlindjen e një Sulltani gej të deklaruar nga Perandoria Osmane duke i kërkuar komunitetit të ndezë një qiri në çdo 10 tetor në orën 22:00. Ata festuan 7 vjetorin e tyre të “TenTen” më 10 tetor të vitit 2014.
JORDANI: My.Kali
Ata thonë “vrit dy zogj me një gur”, dhe kjo është se si punon në thelb My.Kali. Ajo punon në një sistem të dyfishtë. Ata botojnë një revistë dy herë në muaj, dhe janë gjithmonë në dispozicion në faqen e internetit. Ata publikojnë kulturë lokale pop, dhe mbulojnë reflektime ndërkombëtare. Që nga viti 2007, revista ka nxitur vendin, të kapur midis të vjetrës dhe të resë, midis tradicionales dhe modernes. Cili është sekreti i suksesit të tij? Duke mos u frikësuar për të qenë trim. Kohët e fundit, ata shfaqën Amir Ashour dhe mbrojtjen e tij të pasionuar të homoseksualëve dhe Zotit, “Po pastaj që është gej? Nuk munden gejtë të besojnë në Zot? Një Perëndi që supozohet të luftojë për paqen dhe dashurinë; një Perëndi i cili mendohet të jetë krijuesi i të gjithëve, përfshirë edhe atë person gej dhe të mundë ta ndryshojë atë nëse do të donte, “nga fjala e tij në konferencën One Young World.
BANGLADESH: Roopbaan
Kjo revistë është aq e re saqë do ju duhej të telefononit redaktorët e saj për ta blerë. Roopbaan është revista e parë LGBT në Bangladesh. Ata e kanë marrë emrin e tyre nga një përrallë lokale. Festa e përurimit që ishte vetëm me të ftuar në Daka përfshinte të famshëm lokalë dhe politikanë si Robert Gibson, i cili është komisioneri i lartë britanik në Bangladesh. Për çfarë lufton kjo revistë? Për të përhapur dashurinë, thotë redaktori i saj. “Ne shpresojmë se do të rrisim ndërgjegjësimin në lidhje me komunitetin dhe do të çojmë në tolerancë më të gjerë sociale të gejve dhe lezbikeve,” tha 25-vjeçari Rasel Ahmed Agence për France-Presse. Nëse doni një kopje, kontaktoni me ta në faqen e tyre në Facebook.
TURKEY: Kaos GL
Që nga viti 1994, Kaos GL është botuar nga organizata LGBT turke me të njëjtin emër. Baza e saj është në Ankara. Ajo kurrë nuk ka shmangur subjektet provokuese si feja, seksualiteti, dhe politika. Në numrin e tyre të parë në shtator të vitit 1994, ata diskutuan se si homoseksualiteti mund të kryqëzohet me socializmin dhe anarkizmin! Ata ngrysën shumë fytyra në vitin 1998, kur vunë burra lakuriq në kopertinën e numrit të janarit. Ata kanë mbuluar tema lokale dhe ndërkombëtare, dhe kanë arritur të marrin shumë njerëz në staf dhe mbështetje. Për shkak se është e lidhur me një organizate ekzistuese, dhe mjaft të suksesshme, Kaos GL kurrë nuk është shqetësuar aq shumë për reklamuesit siç u ndodh revistave të tjera. Si e tillë, përmbajtja e tyre është shumë e pasur dhe shpesh të bën të shpresosh që shume revista të jenë si ajo.
KOSOVA: Q-Magazine
Çfarë do të thotë Q në Q-Magazine? Nëse keni menduar queer, atëherë redaktorët e revistës kanë qenë të suksesshëm. Revistën e boton QESh Kosova, një organizatë që kërkon të harmonizojë të drejtat e LGBT-ve me këtë vend të vogël me shumicë muslimane. Është një revistë shumë e zgjuar që integron një këndvështrim global LGBT me një audiencë lokale. Çfarë është kaq interesante rreth tyre? Ata publikojë në dy gjuhë (anglisht dhe shqip). Kështu që kur intervistojnë dikë si Jodi Foster, historinë e saj e përfitojnë edhe ata në rajon të cilët mund të mos kenë revista. Me ndihmë nga organet ndërkombëtare si Shtetet e Bashkuara, ata nuk duhet të shqetësohen as për reklamim.
Marrë nga: islamandhomosexuality.com
Studiuesit e fushës thonë se përrallat, ato që kemi dëgjuar, apo lexuar që të vegjël, lindin ose nga përvojat jetësore të brezave të mëparshëm, ose nga dëshira të fshehta dhe kurrë të përjetuara, por edhe, shpeshherë nga ngjarje të vërteta. Përshtypja e gjithë këtyre ditëve që lidhen me “çështjen Doshi” na ka bërë që të përjetojmë herë një përrallë që dukej si e vërtetë dhe herë të tjera një përrallë-përrallë, nga ato që rrëfenin të moçmit tanë. Mbërritja në Prokurori e të famshmit tashmë, “Toni i Kombinatit”, e la edhe më të vetëm rrëfimtarin e parë të kësaj historie.
Të gjithë të përgojuarit e mëdhenj thanë që Drejtësia të bëjë punën e vet dhe të gjithë lanë duart, njësoj sikur të mos kishin qenë ata që hanin dreka e darka bashkë me rrëfimtarin. Kjo në fakt është një tjetër përrallë bashkëkohore. Të gjithë e dimë se si funksionon Drejtësia te ne, të gjithë e dimë se, me gjithë përkushtimin dhe nganjëherë edhe idealizmin e tyre, në çfarë kushtesh, me çfarë masash sigurie dhe me çfarë pagash e mjetesh punojnë “superprokurorët” që duhet të ndalojnë superkrimin. Është e njëjta Drejtësi që nuk ka gjetur fajtorë për Gërdecin, për 21 janarin, e për plot të tjera. Tani, pikërisht kësaj Drejtësie i kërkohet që të hetojë krerët më të lartë të vendit “në mënyrë të paanshme”!
Tani, është e vërtetë, fëmijët besojnë çdo përrallë që u përralliset, por si t’ia bëjmë kur ata qëllojnë e rriten dhe fillojnë të bëjnë pyetje të vështira? Meqë jemi te përrallat. Ka shumë gjasë, që këtu e ndoca 100 vjet më pas gjyshet t’u rrëfejnë nipave a mbesave një përrallë të ngjashme: Na ishte seç na ishte, na ishte ky vend ynë që edhe atëherë quhej Shqipëri. Ky vend kishte nja 50 vjet që kishte rënë në robërinë e një mbreti kokëkrisur. Ky mbreti shumë i futi ndër burgje të tmerrshme, siç ishin asokohe në shekullin XX. Të tjerët që kishin frikë, e brohorisnin sa herë që ai dilte në një tribunë të purpurt, shumë madje nisën edhe ta besonin. E kështu i shtynë ditët katragjyshat tuaj deri sa erdhi një kohë që shokët e mbretit anekënd botës nisën të vdisnin pak nga pak, uria nisi të bëhej valltare e madhe dhe kështu që edhe në këtë vendin tonë, erdhi koha për të ndryshuar. Në këtë valle u përzien pak nga të tërë: shumë dolën nga burgjet me syrin e etur për liri, por shumë të tjerë menduan se si të merrnin sa më shumë nga vendi ynë i pasur dhe i varfër njëkohësisht. Dhe kështu dolën në pah disa kalorës që askush nuk i njihte më parë. Këta nën zë quheshin “kalorësit e rrëmujës”. Këta kishin në mend vetëm dhe vetëm një gjë: të mbushnin sa më shumë xhepat e tyre duke u shtirë si bamirës të mëdhenj dhe si njerëz që dinin gjithçka. Katragjyshat nuk duhej të vrisnin mendjen për sa kohë vetë kalorësit kishin një gjuhë të tyren. Njerëzit e thjeshtë aq shumë nuk i kuptonin sa që përsërisnin shpesh: Këta janë të mençur përderisa ne të thjeshtët nuk ua kuptojmë llafet! Njerëzia këta i ndau në të majtë e të djathtë, ndonëse kalimi nga një grup në tjetrin qe fare i kollajtë. Pastaj, mbase duhet të ketë qenë 1997, këta e zhuritën një herë vendin që të sheshonin ca telashe të tyre. Pastaj kalorësit u bënë të butë dhe miratuan disa rregulla që u përkisnin si të majtëve edhe të djathtëve, pastaj vendi ynë i atëhershëm u bë një gjiriz i madh, por ama i florinjtë për disa dhe i errët për shumë e shumë të tjerë…”.
Gjysheve të së ardhmes do t’u duhet shumë kohë e fantazi të rrëfejnë këtë përrallë me mashtrues e përdëllimtarë të së drejtës, të demokracisë, pseudoithtarë të së vërtetës, “dëshmorë” të vlerave qytetare, “deodorantë” kundër së ligës. Por mbase ndonjë nipi më të rritur do t’i shkojë mendja e të bëjë ndonjë pyetje të bezdisur të tipit: përse kalorësit e asaj kohe u mbështetën te të fortët që kishin nam të keq? Mirë që u mbështetën, po përse u prishën më pas? Çfarë do të thotë të blesh vota? Po ndonjëri që shahet nga të katër anët, përse nuk i linte rehat njerëzit por vetëm mblidhte rreth vetes histori që shkaktojnë rrëmujë?
Asnjë gjyshe e së ardhmes nuk do të dijë t’u japë përgjigje pyetjeve mbi gjirizin e artë, nëse ne sot, klasa politike, në radhë të parë krerët e PS-së dhe të qeverisë, nuk do të dalë e të pranojë publikisht, sinqerisht me dorë në zemër, njësoj si vota që u kanë dhënë miliona shqiptarë anekënd vendit se përqendrimi i fushatës së fundit zgjedhore dhe në përgjithësi i të bërit politikë në opozitë nga PS ka qenë personalizuar vetëm dhe vetëm kundër një emri: Sali Berishës. Kjo e bëri krejt të pranueshme për shumicën e socialistëve idenë që edhe aleat me djallin po të bëhemi atëherë jemi në rregull. Se sa e gabuar, edhe për vetë PS, ka qenë kjo politikë, këtë po e tregojnë ngjarjet. Aleat me djallin do të thotë që je njëherazi edhe avokati i tij dhe kjo ka një haraç të madh.
“Bomba Doshi”, si do që të shkojnë punët, duhet të na rikthejë edhe një herë në një pikë ku dy të mëdhenjtë që kacafyten sot kanë qenë si rrallëherë dakord: në ligjin elektoral. Ky që kemi sot në fuqi ka krijuar dy taborë njerëzish (gjyshja në përrallën tonë me siguri do thotë jeniçerësh), të cilët duhet të kenë vetëm pak vlera, ose të jenë besnikë të shefit, ose të jenë të ashtuquajtur të fortë dhe njerëzit t’ua kenë frikën, ose të kenë para. Të tjerat i vendosin kryetarët e partive. Sa bukur! Për vlerat e tjera, kalorësve tanë në krye të partive as që ua ndien fare. Njerëzia as që e njeh deputetin për të cilin ka votuar. Kështu në vend të një partie-shtet kemi tash dy, tre dhe madje më shumë parti-shtete, ku kalorësi vjen nga qendra – nëse ndodh ndonjë përmbytje – pa e kërkuar askush.
Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i shpëtoi një pohim i rëndë. Ai tha, mbase me fjalë të tjera, se hetimet për atentatin e pretenduar ndaj Doshit nuk ishin hapur se vetë Doshi nuk e donte një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse qytetari, deputeti pa imunitet Tom Doshi, asokohe, pra në shtator të 2013-s, mund të vendoste e të jepte urdhra si në Prokurorinë e Përgjithshme ashtu edhe në Polici. Pra ish-miku paska pas qenë një njeri fort i pushtetshëm derisa diçka nuk shkoi si duhej.
Pastaj, kjo ideja e punëve që fliten ndër restorante apo klube të shtrenjta, një ish i dënuar që hyn pa teklif në zyrën e ministrit të Brendshëm pa i hyrë gjemb në këmbë, thashetheme të mohuara dhe të pohuara që bëhen ndër rezidenca dhe jo ndër zyra, të gjitha këto të lënë të kuptosh se punët e shtetit për njëfarë kohe janë bërë si punë shtëpie, me gjithë mohimet që janë bërë më pas.
Ka një shprehje shumë fort të urtë popullore “tironse” që thotë: Boll mo, noshti u ka bo m… mullar! Tom Doshi, me të drejtë a të padrejtë, e ngriti lart pusetën ku ishin mbledhur ujërat e zeza, erërat e këqija, dhe në këtë pikë, floriri që mban erë, apo nam të pretenduar të mirë, nuk i duhet askujt, madje edhe atyre vetë që e kanë.
Në përrallën e së ardhmes që nisëm më lart, me siguri nipi do ta pyesë gjyshen që ka nisur të kotet: Po pastaj o gjyshe si shkoi puna e këtij Tomës dhe kalorësve të tjerë? Ne nuk e dimë përgjigjen e gjyshes së të ardhmes. Mbase do t’i thotë që kalorësit e mbetur, ata të mirët, më kot pritën njërin ndër ta që kishte si shembull Herkulin, i cili ndër 12 trimëritë që e patën bërë të famshëm, ndër më të dashurat kishte pastrimin e haureve të Augias, mbretit të Elidës së lashtë. Për të pastruar bajgat e mbledhura që prej më shumë se 30 vjetësh, Herkuli bëri bashkë dy lumenj dhe e flaku larg pisllëkun. Ku i dihet? Mbase pas 100 vjetësh gjyshja do ta ketë vërtet emrin e pritur të heroit të përrallës sonë.
/GazetaShqip
Shirat e rrëmbyeshëm të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa prej banesave karakteristike në qytetin e Gjirokastrës. Mes të tjerash, moti i keq po rrënon shtëpinë e gurtë të familjes Karagjozi në lagjen “Dunavat”, monument kulture i kategorisë I. Banesa e gurtë e Karagjozit, megjithëse aktualisht e braktisur, cilësohet si një ndër shtëpitë tradicionale më të veçanta të Gjirokastrës. Gjatë këtyre ditëve moti i keq ka ravijëzuar më tepër hartën e plasaritjeve dhe çarjeve në muret e gurta të banesës, ndërkohë që shirat kanë rrëzuar një pjesë të çatisë.
Duket se për shkak të mungesës së investimeve restauruese dhe mirëmbajtjes së saj, ajo që dikur është cilësuar nga specialistët si një ndër banesat me vlerë, rrezikon të rrënohet plotësisht. Ndërsa ecën në avllinë e gurtë të banesës, midis pirgjeve të suvasë së rrëzuar nga shirat e fundit, Shaqe Karagjozi, një e moshuar që kujdeset aktualisht për shtëpinë e braktisur, tregon dhimbjen që ndien ndërsa shikon se shtëpia me moshë rreth 200- vjeçare, e ndërtuar me mjeshtëri, rrezikon të shembet dita-ditës.
“Nuk më dhimbset thjesht si shtëpi, por mendoj se banesa e gurtë e familjes Karagjozi përbën një prej shtëpive karakteristike gjirokastrite me vlera të veçanta”, shprehet ajo për gazetën “Panorama”, ndërsa mundohet të rregullojë disi avllinë e shtëpisë të mbuluar nga pllakat e rrëzuara nga çatia. Edhe pse jeton në një banesë tjetër, ajo vjen vazhdimisht në këtë shtëpi për t’i hedhur një sy apo për ta mirëmbajtur disi.
E moshuara ecën mes kolonave të gurta të avllisë së shtruar me pllaka të zeza, ndërkohë që hedh vazhdimisht vështrime plot dhimbje në drejtim të shtëpisë së gurtë. Ajo flet me dashuri se si të parët e familjes rreth fillimit të shekullit të 18 e ndërtuan këtë shtëpi trekatëshe e tëra me gur të skalitur apo dru të gdhendur. Ishte pikërisht kjo arkitekturë dhe mënyra ndërtimore, e cila bëri që kjo banesë për vite të tëra të tërhiqte vizitorë.
Ndërkohë që, me gjithë gjendjen e saj të amortizuar, vazhdon të tërheqë turistë të huaj. Si shkak i lagështisë së dimrit, tavanet e drunjta me rozeta të gdhendura me motive floreale kanë filluar të dëmtohen, ndërsa përhapin një erë të rëndë myku. Si shkak i çatisë së amortizuar, reshjet e shiut kanë nisur të dëmtojnë tavanet dhe dyshemetë e banesës të punuara apo të gdhendura në dru. Për mirëmbajtjen dhe shpëtimin e saj nga rrënimi, është i domosdoshëm bashkëpunimi i pronarëve me shtetin.
/Panorama
Ambasadori amerikan Donald Lu ka bërë publike të dhënat e një vëzhgimi të kryer në 550 Qenrda Shëndetësore në vend, në një projekt i mbështetur nga USAID.
Të dhënat e vëzhgimit pasqyrojnë një gjendje me të vërtetë alarmuese të sektorit të Shëndetësisë.
Vetëm 57 % e klinikave kanë paisjet e duhura. Vetëm 54 % e qëndrave shëndetësore kanë ilaçet e sakta. Dhe vetëm 32 % të rasteve të dhunës brenda familjes ishin dokumentuar në mënyrë të saktë.
Një tjetër problem është përshtatshmëria për personat me aftësi të kufizar, ku vetëm 5 % e klinikave kanë kushtet për tu arritur nga këta persona.
Ky vëzhgim është realizuar me mbështetjen e ministrit Ilir Beqaj. I cili, dy vite pasi ka premtuar rilindjen e sektorit, i përdori kto të dhëna për të argumentuar vendimin e dhënies me koncension të shërbimit check up dhe paisjeve mjekësore.
Sot Parlamenti Evropian miratoi katër nga raportet e tij vjetore për kandidatët dhe kandidatët potencialë në vendet e BE-së. Eurodeputetët kanë vlerësuar të drejtat e personave LGBTI, dhe u rekomanduan vendeve që të përmirësojnë situatën.
Në raportin e tij për Malin e Zi, Parlamenti përshëndeti autoritetet për mbrojtjen dhe ndihmën e dhënë për paradën e Krenarisë, e cila u zhvillua pa ndonjë incident. Megjithatë ai vë në dukje se personat LGBTI ende përballen me armiqësi dhe dhunë dhe bën thirrje për ngritje të vetëdijes për të ndryshuar qëndrimet publike.
Për më tepër, raporti bën thirrje që të trajnohet policia, prokurorët dhe gjyqtarët për t’u marrë me LGBTI-fobinë.
Në lidhje me Maqedoninë, Parlamenti i bën thirrje autoriteteve për të përfunduar ligjin kundër diskriminimit në përputhje me standardet e BE-së, sepse ajo aktualisht nuk përfshin një ndalesë ligjore për diskriminim në baza të orientimit seksual. Ajo më tej dënon të gjithë dhunën kundër personave LGBTI, dhe bën thirrje që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Në tetor, një grup huliganësh vandalizuan një bar ku Qendra për Mbështetje LGBT festoi përvjetorin e saj të dytë.
Në raportin e tij mbi Serbinë, deputetët përgëzojnë qeverinë serbe për mbështetjen e tyre në Paradën e Krenarisë në Beograd, që u mbajt në shtator të viti 2014 pa incidente të mëdha, pasi ka qenë e ndaluar që nga viti 2011.
Parlamenti mirëpret progresin e bërë në Kosovë në lidhje me themelimin e Grupit Këshillues dhe Koordinues për të Drejtat e Komunitetit LGBT. Ai më tej përshëndet paradën e parë LGBTI, e cila u zhvillua më 17 maj të vitit 2014.
Megjithatë, ai shpreh shqetësimin e tij mbi kërcënimet dhe sulmet kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut për LGBTI dhe i bën thirrje autoriteteve që të rrisin ndërgjegjësimin mbi legjislacionin kundër diskriminimit i cili përfshin orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Eurodeputetja Ulrike Lunacek, Bashkë-Presidente e Grupit Ndërsektorial për të Drejtat e LGBTI, raportuese për Kosovën dhe raportuese për Malin e Zi, reagoi: “Unë jam e shqetësuar se armiqësia dhe dhuna ndaj komunitetit LGBTI mbeten problematike për të katërta këto vendeve.”
“Të drejta të barabarta për të gjithë, duke përfshirë edhe personat LGBTI, është një shenjë dalluese e rëndësishme e një shoqërie të pjekur, përfshirëse, demokratike dhe tolerante. Megjithatë, unë jam e kënaqur të shoh shumë vende (potenciale) kandidate që po punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar të drejtat e njeriut për personat LGBTI, në përputhje me vlerat evropiane. ”
Eurodeputetja Tanja Fajon, Zëvëndës-Presidente e Grupit Ndërsektorial për të Drejtat e LGBTI dhe raportuese për Serbinë, shtoi: “Vota e sotme me një shumicë të madhe tregon mbështetje të fortë për të ardhmen europiane të Ballkanit, e cila do të përfshijë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut për personat LGBTI.”
“Unë jam e kënaqur që kolegët e të gjithë spektrit politik kanë treguar se BE-ja e merr angazhimin e saj për të drejtat e njeriut seriozisht, dhe ka përfshirë formulimin e fortë mbi të drejtat e personave LGBTI.”
Marr nga: www.lgbt-ep.eu
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.