Tirana njihet si një qytet ku është shumë e vështirë të gjesh parkim, ku disa parkojnë dyshe e të tjerë parkojnë aty ku nuk lejohet të parkosh, por një parkim të tillë nuk të ndodh ta shohësh çdo ditë.
Foto në kuadër të konkursit Historia Ime.
Tirana njihet si një qytet ku është shumë e vështirë të gjesh parkim, ku disa parkojnë dyshe e të tjerë parkojnë aty ku nuk lejohet të parkosh, por një parkim të tillë nuk të ndodh ta shohësh çdo ditë.
Foto në kuadër të konkursit Historia Ime.
Bashkia e Tiranës, me rastin e festave të fundvitit, ka zbukuruar sot sheshin Skëndërbej duke vendosur pemën e Krishtlindjes.
Pas njoftimit të qeverisë se debitorët të cilët do të paguajnë menjëherë (pa këste) faturat e energjisë do të përfitojnë ulje 80% të kamatvonesës, në zyrat e OSHEE në kryeqytet ka patur një fluks të madh debitorësh që dëshitojnë të paguajnë. Banorët e Tiranës kanë pritur për disa orë në rradhë edhe pse koha ishte me shi.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, vazhdon punimet restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore. Përfunduan punime restauruese në Katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, ku ndodhet fondi I Muzeut Ikonografik “Onufri” u realizua izolimi solid me materialin e plumbit i një segmenti tepër problematik.
Gjithashtu u restaurua totalisht edhe mbulesa me çati e portës së madhe në anën perëndimore të Katedrales. Punime të pjesshme vazhdojnë të kryhen edhe në fasadën ballore në anën veriore të Muzeut Etnografik.
Intervista me Green Line Albania: https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-intervista-greenline
– Intervista me vullnetaret e Institutit Ramazan Kabashi
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-ramazan-kabashi
– Intervista me vullnetaren e Organizates Pertej Barrierave:
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-organizata-pertej-barrierave
Intervista me perfaqesues te ASA:
https://soundcloud.com/radiotacioni/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-asa
– Intervista me perfaqesues te Kongresit Rinor Kombetar:
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-kongresi-rinor-kombetar
– Intervista me perfaqesuesen e Levizjes Mjaft Serena Leka:
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-serena
Ilir Shaqiri dikur përmes këngës ia përkujtonte perëndimit se jemi Evropë dhe ia kërkonte kthimin e borxhit, apo lirinë e mohuar si komb.
Sot lirinë kombëtare e gëzojmë, por për shkak të disa vlerave që na karakterizojnë, sidomos shtypjes që i bëjmë lirisë së vajzave dhe grave,ne nuk mund të pohojmë se jemi tamam Evropë (të paktën jo Evropë bashkëkohore).
Këtë borxh ndaj gjinisë së shtypur nuk mund ta kërkojmë askund tjetër përveçse brenda vetes. (më tepër…)
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Komiteti i Helsinkit ju ftojnë në shfaqjen e filmit “E-Team”, në Kinema Millenium ditën e mërkurë, 10 dhjetor në orën 16:30. Pas filmit do të ketë një bashkëbisedim mes znj. Vjollca Meçe, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe z. Fred Abrahams, këshilltar special pranë Human Rights Ëatch.
Sinopsi i filmit:
…Anna, Ole, Fred dhe Peter janë anëtarë të Ekipit të Emergjencave – ose E-Team – një nga seksionet më të guximshme të një organizate të respektuar ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (Human Rights Watch). Trajnuar për t’u marrë me krizat që sapo shpërthejnë, E-Team fluturon në pikat e nxehta në të gjithë botën, sapo aty ngrenë krye dyshimet për abuzim të të drejtave të njeriut….
“E-team” ka fituar mbi 25 çmime në festivale ndërkombëtare, duke përfshirë Çmimin për Kinematografinë në Festivalin Sundance, festivali më i madh i filmave nga shtëpi kinematografike të pavarura në SHBA.
Media të rëndësishme si Washington Post, Los Angeles Times, Hollywood Reporter, CNN, ABC dhe të tjera kanë vlerësuar lart filmin “E-team”.
Lëvizja Mjaft! me suportin e Olof Palme International Center, Ambasadës Suedeze dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, më 5 Dhjetor 1985 është caktuar nga Kombet e Bashkuara, si një ditë ndërkombëtare e riteve për të festuar fuqinë dhe potencialin e vullnetarizmit. Kjo është një mundësi për vullnetarët dhe organizatat vullnetare, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të fituar mirëkuptim për kontributin që ata japin për komunitetet e tyre. Akti i vullnetarizmit është gjetur në të gjitha kulturat e gjuhët. Çdo vit, qindra miliona njerëz bashkohen vullnetarisht me kohën dhe aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e një bote më të mirë.
Vullnetarizmit është një aktivitet që zhvillohet përmes organizatave jofitimprurëse apo projekteve, i cili:
• të jetë në dobi të komunitetit;
• i vullnetit të lirë të vetë vullnetarit, pra pa detyrim;
• për asnjë pagesë financiare;
• në pozicione të caktuara vetëm për vullnetare;
• …
Axhenda:
11:00 – 11:15 Rregjistrim i pjesëmarrësve
11:15 – 12:15 Fjalë hyrëse:
– Olof Palme International Center, Ambasada Suedeze
– Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (OSHC)
– Ministria e Arsimit dhe Sportit (Draft – Ligji)
– Ministria e Kultures (Impakti i Vullnetarizmit në Shoqërinë Shqiptare)
– Lëvizja Mjaft!
12:15 – 13:15 Bashkëbisedim me Pjesëmarrësit
Vullnetarë ndër breza – “Paso fjalën”
13:15 – 13:30 Vizito Këndet
– Historik vs. Viti 2014 i Vullnetarizmit nga United Nation
– Poster të Organizatave Vullnetare
– Këndi i Mesazheve (cards + sticks + markers)
– Dhuro në emër të datës 5 Dhjetor
– …
13:30 – 17:00 Merr Kohën tënde!
– Shfaqje filmike
– Bashkohu në Organizata Vullnetare në Shqipëri
– …
17:00 – 19:00 Organizatat në Prezantim me Iniciativat e tyre Vullnetare
19:00 – … Koncert
Ju mirepresim!
Për më shumë informacion:
e-mail: [email protected]
mobile: 069 670 1128
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit celebron çdo vit aktin e vullnetarizmit që ëstë themeluar në bazë të vlerave të solidaritetit, përkushtimit dhe angazhimit.
Këtë vit, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit 2014, ne e njohim dhe festojmë vullnetarizmin duke pranuar dhe nderuar pjesëmarrjen nëpërmjet aktit vullnetar. Angazhimi i njerëzve bën që ndryshimi të ndodhë në një sens lokal, kombëtar dhe global.
Ndiqni videon me fjalët e koordinatorit të vullnetarizmit të OKB
Nis për herë të parë prej njëzetekatër vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor.
Fotot janë marrë nga Gazeta Dita.
Foto e vajzës pesë vjeçare e cila ka qëndruar në qeli të komisariatit numër 3 për shumë orë në pritje të nënës e cila po interrogohej mbi një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Pasi rasti u denoncua nga Partia Demokratike, Edi Rama shkruan në “Facebook”:
“Të fusësh në qeli një fëmijë është një krim, por të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?!”
Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara janë bërë një sërë apelesh për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie të shoqërisë. Gjatë një deklarate për mediat, Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka theksuar se ka mjaft probleme që në aksesin e tyre e deri te mosdhënia në kohë e pagesës së paaftësisë. “Mungesa e përshtatshmërisë së aksesit në ambientet publike dhe private, moszbatimi i rimbursimit të biletës në transportin urban, mohimi i të drejtës së përfaqësimit, janë disa prej problemeve. Ndërkohë, një shqetësim tjetër është moszbatimi i dispozitave ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, mungesa e statistikave për personat me sëmundje të rënda mendore, mosdhënia në kohë e pagesave të aftësisë së kufizuar”, nënvizoi Avokati i Popullit. Gjithashtu, ai kërkoi një angazhim më të madh nga ana e strukturave shtetërore për personat me aftësi të kufizuara. Ndër të tjera shtoi se kjo shtresë mbetet e margjinalizuar dhe duhet të ndryshohet perceptimi që ekziston për ta. Nga ana tjetër, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka theksuar se është rritur numri i personave me aftësi të kufizuara që janë punësuar. “Këtë vit u dyfishua Fondi i Nxitjes së Punësimit edhe për personat me aftësi të kufizuara. Besoj se duke i mbështetur financiarisht kompanitë nëpërmjet nxitjes së punësimit, arrijmë të thyejmë një barrierë kulturore dhe të çlirojmë mendjet tona nga paragjykimet”, tha ai. Përpos kësaj shtoi se nuk ka më vonesa në dhënien e parave për personat me aftësi së kufizuara dhe se qeveria i ka fondet për të shlyer pagesat e tyre. “Më vjen mirë që po hyjmë në një vit pa borxhe. Vitin tjetër do të ketë përpjekje për të rritur fondin për aftësinë e kufizuar”, pohoi ministri i Mirëqenies. Në vitin 1992, Asambleja e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 Dhjetorin ditë të personave me aftësi të kufizuara. Kjo u bë me qëllim për t’u ardhur në ndihmë dhe treguar më tepër vëmendje ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.
Marrë nga gazeta-shqip.com
Gazeta “Panorama” publikon ditën e sotme emrat e 156 qytetarëve, që do të lidhin kontratën me bankën, duke përfituar nga programi i kreditimit të lehtësuar. Pas rreth një viti pezullim, Enti Kombëtar i Banesave ka zhbllokuar procesin, duke mbështetur financiarisht 156 familje që përfitojnë nga skema e subvencionit të interesave të kredisë.
Në fillim të këtij viti ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, me anë të një urdhri bllokoi skemën e kreditimit me interes 3%, me argumentin se njësitë vendore kishin abuzuar, duke përfshirë në lista qytetarë që nuk plotësonin kushtet.
Mësohet se grupet e ngritura nga ministria e inspektuan përgjatë kësaj kohe rreth 4200 dosje për të parë nëse kishte apo jo parregullsi. Ato që janë gjetur të sakta dhe konform ligjit do të vijojnë me procedurat e mëtejshme, ndërsa ato që binin ndesh do të bllokohen dhe nuk do të lidhnin dot marrëveshjen me bankën.
Marrë nga respublica.al
Për të gjithë ata që gjallojnë në sferat artistike, regjisorja Madeleine Sacklet sjell filmin “Dangerous Acts Starring the Unstable Elements of Belarus” i cili na con drejt Europës Lindore, në Bjellorusi, për të dokumentuar se si një trup aktorësh kanë ndërthurur materialin e jetëve të tyre në repertor- njëkohësisht duke kryer akte politike rebelimi ndaj syve vëshgues të despotit Lukashenko.
Ata kanë performuar në 42 shtete të botës dhe kanë marrë jo vetëm çmime por edhe suportin e aktorëve si Jude Laë dhe skenaristëve si Tom Stoppard. Sidoqofte vlerësimet e mëdha zbehen karshi ndarjes që kanë pësuar personazhet nga familja, ekzilit dhe situatës në mëmëdhe që përgjithësisht përkufizohet si “diktatura e fundit ne Europë”.
Sackler e strukturon filmin e saj të bazuar në vitin 2010 ku nisin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët po shpresonin që të sfidonin Aleksandër Lukashenkon dhe 16 vitet e regjimit të pandërprerë, por gjithçka përfundoi në dhunë ndaj popullsisë dhe dënimin e 10 kandidatëve që guxuan të jepnin një alternativë tjetër.
Për më shumë klikoni këtu
Ndiqni trailer-in e dokumentarit
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.