Skandalet me tekstet shkollore në Shqipëri nuk kanë fund.
Në një hartë të Gjuhës Shqipe të klasës së dyte, Australia paraqitet si një shtet që gjendet në Europë.
Ndërkohë, Kosova në këtë hartë nuk ezksiton fare.
Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Mazniku, thotë se ky është problem që ka lënë pas Alterteksti.
“Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin.
Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, cdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar.
Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik. Për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë.
Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrniznën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme”, ka thënë Mazniku në emisionin “Tonight Ilva Tare”./b.l
Marrë nga gazetatema.net


Kur kalohet konsumiprej 300 kWh, atëherë e gjithë sasia e energjisë elektrike që shpenzohet nga 301 kW e sipër llogaritet me çmimin 13.5 lekë/kW (16.2 lekë/kW me TVSH). Varianti i ri që paralajmëroi Kryeministri për konsumatorët familjarë, është pagesa e një çmimi mesatar të njëjtë për të gjithë, pavarësisht sasisë së konsumit. Pra, përafërsisht tarifa e re e energjisë do të jetë 10.6 lekë/kW (pa TVSH-në).Diferenca maksimale në çmim midis skemës aktuale dhe asaj pa fashë konstatohet për një familje me konsum fiks 300 kWh në muaj. Me skemën e re, shtesa maksimale që do të paguhet në çmim është 1044 lekë. Kur ngrihet konsumi mbi vijën 300 kWh, diferenca e rritjes së tarifës fillon dhe bie. Shtesa bëhet zero, kur konsumi arrin fiks 600 kWh/ muaj. Mbi këtë konsum përfitimi është në favor të familjarëve.Duke e konkretizuar me shembuj, diferenca e pagesës me dy çmimet, përfshirë TVSH-në, do të jetë: Për një familje që harxhon 100 kWh në muaj, 348 lekë më tepër në faturën e energjisë elektrike; për konsumin 200 kWh/muaj, 696 lekë; për konsumin 300 kWh/muaj, rritja është 1044 lekë. Por, për një familje që harxhon 600 kWh në muaj, diferenca e shumës që paguhet nuk ndryshon.

