Titujt sensasional çnjerëzojnë Edona James-in
Gjatë një darke në një restorant në Prishtinë dimrin e kaluar, dëgjova një bisedë mes dy kamarierëve. Diskutimi i tyre ishte i vështirë për t’u injoruar. “E kuptoj që njerëzit janë të lirë të jetojnë si të duan,” tha njëri prej kamarierëve, “por si t’ua shpjegojmë fëmijëve? Nga njëra anë, nuk mund të themi që është gabim, por nuk mund t’u themi as që është e drejtë.” kamarieri tjetër pohoi me kokë në shenjë aprovimi.
Dy kamarierët po diskutonin për Edona James, gruan e parë trans që konkurronte në spektaklin më të shikuar të realitetit në Kosovë, “Big Brother VIP.” Ndërsa shfaqja kishte vetëm disa muaj që kishte filluar, James u bë shpejt e preferuara e publikut dhe temë diskutimi përtej atij restoranti. Krahas rritjes së popullaritetit të saj, ajo shqetësoi ata që preferonin të mbeteshin të verbër e të shurdhër kundrejt një gruaje shqiptare dhe trans.
Diskutimi më i gjerë social për Edonën u karakterizua nga konfuziteti, alarmantja dhe së fundmi mahnitja. Përfaqësimi i saj në mediat kosovare u transmetua nën një gjëndje shoku public, çka deri më sot ka rezultuar e vlefshme financiarisht për bizneset mediatike.
Mbulimi mediatik I spektakleve si “Big Brother” është në thelb ekzotik dhe i mbushur me skandale, personazhe të njohur që shumë shpejtkthehen në titujt kryesorë të mediave për të shkaktuar polemika për shikuesit. e realitetit që shpesh reduktohen në titujt ‘’clickbait’’ që shkaktojnë polemika për shikime. Megjithatë, ky lloj mbulimi bëhet shqetësues kur mediat përdorin identitetin e një gruaje trans për të prodhuar polemikë. Ndërsa konkurrentët e tjerë në “Big Brother” ishin gjithashtu subjekt i raportimit sensasional, James u shfrytëzua nga mediat për shkak të identitetit të saj gjinor. Si e tillë, ajo u bë një mjet për mediat kosovare për të ndërtuar një skandal, duke e çnjerëzuar më tej Edona James.
Popullariteti i James para “Big Brother”
Për të kuptuar plotësisht pozicionin e James në mediat kosovare, ia vlen të shqyrtojmë intervistat e saj të para të 10 viteve më parë, duke i krahasuar ato me mbulimin mediatik gjatë “Big Brother”. James u prezantua për publikun kosovar përmes një interviste me Privé TV në vitin 2014 të titulluar “Edona James: shqiptarja që kaloi ylberin”, duke reflektuar një mit të përsëritur shqiptar që “kalimi i ylberit” ndryshon gjininë e dikujt. Një gazetar që punonte për Privé në atë kohë, Vlorijan Halili, pretendoi se e zbuloi James përmes paraqitjeve të saj në RTL, një program gjerman I showbizit. James emigroi në Gjermani gjatë fëmijërisë së saj dhe u bë një figurë e njohur në mediat gjermane.
Sipas Halilit, fakti që James u prezantua si shqiptare dhe trans e intrigoi atë; ai e dinte që ajo do të bënte bujë. “Mendova me vete: ka diçka këtu. Duhet të eksplorohet,” tha ai. Pasi Halili e kontaktoi atë disa herë, James pranoi të intervistohej dhe ishte mjaft e hapur për të ndarë përvojat e saj. Prapëseprapë, është e qartë që Privé përfitoi nga personaliteti i saj i hapur për të krijuar një histori tërheqëse. “Ajo u bë një sensacion,” tha Halili.
James u keqidentifikua që në fillim të intervistës Privé; ajo u identifikua me formën mashkullore të fjalës “shqiptar”, ose “shqiptari”, në titullin e episodit. Intervistuesi zbuloi emrin e saj të mëparshëm dhe përdori gjuhë fyese për ta prezantuar atë, duke krijuar një narrativë negative të tranzicionit të James duke pretenduar se ajo është “një burrë shqiptar që nuk dëshironte më të ishte burri i shtëpisë, kështu që vendosi të bëhej grua.” Intervistuesi e çnjerëzoi më tej duke përmendur se ajo tani “bën seks me burra” dhe ka “ndryshuar organet e saj.”
Si gruaja e parë trans kosovare që doli në TV dhe zbuloi se kishte bërë kirurgji për përcaktimin e gjinisë, James mori reagime urrejtëse dhe negative në media pas kësaj interviste. Gjuha e urrejtjes kundër saj ishte një kujtesë e rrezikut të vazhdueshëm që përballen gratë trans në Kosovë. James ka thënë se kjo përvojë e pengoi atë të kthehej në vend për një dekadë.
James u ftua gjithashtu si e ftuar në “Ami G Show” në Serbi, ku intervistuesi i bëri pyetje ndërhyrëse për tranzicionin e saj, duke pyetur nëse ka “operuar gjithçka.” Këto intervista nuk përpiqeshin të kuptonin sinqerisht Edonën në një nivel më intim. Përkundrazi, ata imponuan një narrativë teatrale mbi të për të tërhequr më shumë shikues. Ajo u zhvesh nga njerëzillëku i saj sepse ishte një grua trans, e vlerësuar vetëm për titujt e klikueshëm që mund të kontribuonte.
Dalja e fundit në mediat online për James vazhdon të përjetësojë këtë narrativë çnjerëzore. Në nëntor 2023, Gazeta Express publikoi një artikull duke pretenduar se zbulonte një foto të James para tranzicionit, kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeç. Titulli lexon: “Një djalë i vogël, kjo është se si duket Edona James në moshën 6 vjeçare.” Artikuj të tjerë të shkruar nga Sot News dhe Pamfleti i referohen asaj si “Transgender Edona James,” duke theksuar fjalën transgender për të maksimizuar shikimet dhe angazhimin. Pamfleti gjithashtu ka përdorur drejtpërdrejt emrin e saj të mëparshëm për një titull gjoja tërheqës. Albeu publikoi një artikull duke ndarë foto të pretenduara të saj “para operacioneve,” me një titull që lexon: “Jeni kureshtar? Kjo është se si duket Edona James para operacioneve të saj.”
Disa artikuj madje përdorin gjuhë fyese për të referuar identitetin e saj. Ky mbulim mediatik poshtërues vetëm ndez paragjykimet ekzistuese kundër grave trans dhe çon në margjinalizimin e tyre të mëtejshëm. Në vend që James të përfaqësohet si një person i vërtetë, e gjithë ekzistenca e saj reduktohet në një skandal për gjininë dhe seksualitetin.
Kompanitë mediatike nuk duhet të promovojnë narrativa të pasjellshme dhe diskriminuese për gratë trans për përfitim dhe duhet të mbahen përgjegjëse për mosrespektimin e standardeve etike të raportimit mbi çështjet LGBTQ+. Gjuha që përhapet nga këto artikuj vetëm e bën më të vështirë për gratë trans të integrohen në shoqërinë kosovare, pasi ato shndërrohen në karikatura dhe spektakle.
James si një figurë pozitive dhe e dobishme në shoqërinë kosovare
Megjithëse mediat kosovare vazhdojnë të përdorin përvojat e James si një grua trans, pjesëmarrja në “Big Brother” i ka dhënë asaj një shans për t’u lidhur drejtpërdrejt me audiencat dhe për të shprehur veten lirshëm. Në vend që të kishte prani të moderuar dhe të filtruar përmes një intervistuesi, siç ka qenë rasti në intervistat e saj të ndryshme televizive, James ka përdorur “Big Brother” për t’i treguar shikuesve se ajo është një person me shumë aspekte. Popullariteti dhe pëlqyeshmëria e saj qëndrojnë në humorin e saj, guximin për të shprehur mendimin dhe personalitetin e sinqertë. Këto cilësi e kanë bërë atë të bëhet virale në TikTok dhe të fitojë një numër të lartë fansash..
Duket se ka një mospërputhje mes opinionit publik për James, që është kryesisht pozitiv, dhe mbulimit të dëmshëm mediatik që përdor identitetin e saj gjinor për të gjeneruar fitim. Në fakt, një raport nga Freedom House zbuloi se James ka kontribuar pozitivisht në ndryshimin e perceptimeve publike për njerëzit transgjinorë në Kosovë. Mbështetja që ajo mori gjatë kohës së saj në “Big Brother” ka qenë shumë e rëndësishme në krijimin e një shoqërie më pranuese, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë sa i përket përfaqësimit të denjë mediatik.
James u shfrytëzua nga mediat dhe u shndërrua në një fytyrë të polemikës dhe skandalit jo sepse ishte një konkurrente e një spektakli, por sepse ishte një grua trans. Nëse të drejtat e njerëzve trans do të prioritizohen, diskriminimi që gratë trans përballen në mediat kosovare është një çështje që duhet të trajtohet. Më e rëndësishmja, mediat që përjetësojnë narrativa të dëmshme duhet vihen para përgjegjësisë dhe të kuptojnë pasojat.
Raportimi joetik dhe joprofesional jo vetëm që përforcon perceptimet negative për njerëzit LGBTQ+, por gjithashtu çon në dhunë kundër tyre. Edona James ka ndarë së fundmi shumë raste të komenteve të urrejtjes ose edhe kërcënuese që merr çdo ditë, dhe artikujt e përmendur në këtë histori vetëm i ndezin këto ndjenja të dëmshme kundër saj. Për të ndërtuar një shoqëri që mbron të drejtat e njeirut, kompanitë mediatike duhet të respektojnë parimet e gazetarisë etike dhe të repsketojnë secilin me barazi.
Në vend që të shfrytëzojnë përvojat e tyre për shikime dhe fitime.
Burimi: https://kosovotwopointzero.com/en/sensationalist-media-coverage-dehumanizes-edona-james/