Auditohet zyra e Auditit te fondeve te BE-se, shpenzime te shfrenuara dhe qesharake, kallezim penal drejtorit
Shumë herë në shtyp janë ngritur pyetje se çfarë është bërë me fondet e dhëna nga BE në sektorë e fusha të ndryshme. Normalisht, përgjigja duhej të vinte nga Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së, kreu i së cilës emërohet nga vetë kryeministri. Por në rastin konkret, rezulton se Autoriteti i Auditimit të Programeve të Asistencës të BE-së zor se kishte nge të auditonte fondet e projekteve, pasi vetë ky institucion ka bërë shkelje me thasë.