“Avokati i Vetvetes”. Libri qe te meson te drejtat e tua
A jemi të informuar për të drejtat tona në rast se shoqërohemi në komisariat nga policia, në rast se ndalohemi nga policia rrugore, apo nëse banesat tona kontrollohen nga organet e hetimit?
Top Channel sjell ne vemendje librin “Avokati i Vetvetes” ku sipas autorit shqiptaret i dine fare pak te drejtat e tyre. Pjesa jone me e madhe nuk e di se nje polic rrugor nuk mundet te ndaloje automjetet ne rruge thjesht me argumentin e kontrollit te dokumentave dhe se askush nga autoritetet nuk mund te kontrolloje shtepine e nje te dyshuari pergjate oreve te mbremjes.