Diletantizmi nuk mbulohet dot me arrogance
- Argumenti me pensionistë
Kryeministër, ndoqa me vëmendje fjalën tënde në përpjekjen e radhës për të argumentuar pse nuk vlen justifikimi i atyre që nuk paguajnë energjinë sepse janë të varfër. Në parantezë, kam qenë gjithnjë i mendimit se argumenti mediokër, i shtruar mbi një informacion të cekët, por i veshur me stil, mund edhe të shitet në shumicën e popullit si diçka me vlerë. Por nuk do të thotë që vlen vërtet.