Java e filmit hollandez ne Akademine e Filmit dhe Multimedia Marubi
Mbrëmë u bë hapja e “Highlight of the Lowlands 4- Touring Dutch Cinema” 15-17 shkurt 2013, në Akademinë e Filmit dhe Multimedia Marubi.
Fjalën e hapjes e mbajti Kujtim Çashku ku ndër të tjera tha se – “Është e vështirë që të mbajmë apo të ruajmë traditat, por Marubi nuk do ta bënte i vetëm. Gati çdo muaj kemi patur mundësinë të kemi kinematografi europiane. Marubi është një antenë e kulturës botërore dhe europiane. Dua të shpreh mirënjohjen për Aleksandër Velinovski që është producent dhe financues i festivalit”.