Konkurs kreativ: Nje hap me prane Bashkimit Evropian- konkurs dhe ekspozite pllakatesh
Përshkrim
Me rastin e marrjes së vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian mbi dhënien e statusit
kandidat Shqipërisë, Qendra e Informimit e BE-së (EUIC) ka kënaqësinë të shpallë një
konkurs pllakatesh (posterash) me temë: “Një hap më pranë BE-së”.
Tema
Veç titullit, “Një hap më pranë BE-së” është gjithashtu edhe tema e konkursit.
EUIC dëshiron të shohë interpretime personale mbi temën, të paraqitura në format pllakati.
Tema është menduar të shërbejë si orientim, por çdokush që merr pjesë në konkurs është i
lirë të shprehë krijimtarinë dhe origjinalitetin e vet.
Përfytyrimet vetjake rreth statusit të Shqipërisë si vend kandidat mund të shprehen në çdo
formë të kreativitetit pamor, me përjashtim të punëve që nxisin dhunë, mosrespektim të të
drejtave të njeriut, kaos publik e anarki. Punët duhet të reflektojnë prirjet moderne të artit të
pllakateve, pa frenuar kreativitetin artistik.
Grup-mosha dhe përvoja profesionale
Konkursi është i hapur për të gjithë personat e interesuar (artistë pamorë profesionistë dhe
amatorë, studentë të arteve pamore, piktorë e grafistë etj), të grup-moshës 18-25 vjeç deri
në afatin e fundit të dorëzimit të punëve
Për më shumë: http://www.euinfocentre.al/KonkursKreativ.pdf