Lazarati “transferohet” në Kuvend
Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç pritej, u dominua nga debati mbi Lazaratin. Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhje me Gate Mahmutajn, të arrestuarin kryesor të operacionit të policisë që ka nisur para disa ditësh. “A ka biseduar Saliu pak minuta para dorëzimit me Gate Mahmutajn? Si shpjegohet që në telefonat e të arrestuarve, numri kryesor ishte i Saliut? Si ka mundësi që PD-ja e Gjirokastrës nuk ka folur fare?”, ishin pyetjet e deputetit socialist.