Nuk fola për LGBT, mbrojta rregullat e vëndit tim.

Miss Universe Albania 2024 Françeska Rrustemi:”Eksperienca më fakt më e çuditshme ka qenë kur kam shkuar në Meksikë.
Kur kam shkuar aty, më fal nëse më lejohet ta them, ata kishin një drejtim për LGBT-në, dhe isha midis dy zgjedhjeve nëse më duhet ta përfaqsoj dhe të flas për atë gjë, apo më duhet që të mbroj ato rregullat e vëndit tim. Mendoj që kam qenë në një dilemë shumë të madhe.”
Gazetarja:”Ishe pro apo kundër LGBT?”
Françeska:”Shiko fasha ime lexonte Albania, kështu që vendosa ta çoja deri në fund.”
Këto ishin fjalët e më të bukurës Shqiptare, në një video të shkurtër për Andale Media ajo shprehet se ka patur një eksperiencë të çuditshme në Meksike nëse duhet të përfaqësonte rregullat e vendit të vet, apo jo. Meqenëse atje u has me një drejtim LGBT.
Wow Françeska, WOW.
Një drejtim? Rregullat e vëndit tënd? Dhe ti ishe në dilemë nëse duhet ti përfaqësoje?
Epo, duhet thënë që çdo Miss, bjonde apo jo ka patur momentet e veta të dobësisë.
Për t’iu kthyer seriozitetit, edhe pse pakçka mbetet për tu thënë pas kësa videoje, ne u munduam të kontaktonim me producentët e kompeticionit dhe vetë Françeskën por pa sukses, me qëllim për të marrë e të kuptuar dritëhijet e kësaj deklarate.
Duhet kuptuar qartë që nuk ka asnjë kulturë apo rregull në vëndin tonë që nxit homoseksualitetin apo e ndalon atë, përkundrazi në këtë pikë jemi në tentativat tona për të minimizuar gjuhën e urrejtjes e diskriminimin. Por jo, nuk ka asnjë rregull kombëtar kunder komunitetit LGBT+.
Për më tepër duhet kuptuar që secili individ i komunitetit LGBT+, është unik me historinë e vet, dhe është e padrejtë të njësohet si një grupim sendesh të pavlera për hir të naivitetit, padijes e injorancës. Prandaj terma si ”drejtim LGBT” janë të gabuara, pasi orientimi seksual i dikujt, dashuria e jeta nuk është orientim hapsinor, as rrugor.
Meqë fasha jote lexonte Albania, Françeska urojmë që të përfaqsësosh fashën për Shqipërinë e bukur anë e kënd, vlerat e besnikërisë e të mikpritjes, edhe veten për vajzën punëtore e të bukur që je. E nepërmjet asaj bukurie urojmë që në vijim të transmetosh vlera e mesazhe të paqes, pranimit e dashurisë.
https://www.instagram.com/reel/DJhdjj7pN2W/?igsh=enB0Mmhia2V2dTU2