Prokuroria e Tiranës/ Mesatarisht 45 krime në ditë gjatë 2015-ës
Kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha, ka raportuar analizën vjetore të punës së Prokurorisë së Tiranës. Sipas raportit, gjatë vitit 2015 është rritur numri i veprave penale që lidhen me pronën, veprat kundër autoritetit të shtetit, veprat kundër personit. Gjithashtu, rritje të numrit të procedimeve sipas prokurorisë, ka patur për “vjedhje energjie”, “korrupsion aktiv” dhe “shpërdorim të detyre”.
Sipas drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, gjatë 2015-ës janë regjistruar 16.500 kallëzime penale, çka do të thotë se çdo ditë në kryeqytet janë raportuar mesatarisht 45 krime.
Nga numri total i kallëzimeve të regjistruara, prokuroria ka vendosur “mosfillimin e hetimit” për 6 mijë kallëzime, pezullimin për 4220 raste dhe pushimin e hetimeve për 1256 kallëzime. /m.g
Burimi: Panorama.al