Rreth 900 persona kanë fituar çmimin Nobel, por vetëm 48 prej tyre janë gra
Një analizë të dhënash është bërë për fituesit e çmimit Nobel në 115 vite, dhe rezultat ishin shokuese. Numri më i madh i fituesve vjen nga SHBA, streha e shumë laureatëve emigrantë që kanë ardhur në SHBA gjatë fëmijërisë ose fillimit të karrierës së tyre.
Më shumë se 30 përqind e fituesve të cmimit Nobel në kimi kanë lindur jashtë SHBA. E njëjta situatë konstatohet edhe tek laureatët fizikan ku 35% të fituesve për çmimin Nobel kanë ardhur si emigrantë në Amerikë.
Nga 881 individë që kanë fituar çmimin Nobel midis viteve 1901 dhe 2016, vetëm 48 prej tyre kanë qenë gra. Në disa disiplina mungesa e grave fituese ka qenë shumë e gjatë ndër dekada: gruaja e fundit fituese e çmimit Nobel në fizikë ka qenë Maria Goeppert, fituese në vitin 1964. Ky hendek reflekton paragjykimet kundra grave brenda rrethit shkencor dhe skepticizmi ndaj kapaciteteve të grave.
Kuratorë të muzeumit për çmimin Nobel shprehen për BBC se nuk kanë prova apo dokumentim se komiteti që shpërndan çmimet të ketë refuzuar të dhënurit të çmimit për kandidate gra. Por aludohet vazhdimisht se shumë laureate gra të shkencës nuk u vlerësuan kurrë nga ky komitet. Për shembull Lise Meitner, një prej bashkë-zbulueseve të zbërthimit atomik dhe nuklear, është nominuar për çmimin në fizikë 29 herë nga viti 1937 deri në vitin 1965. Por ajo nuk e fitoi kurrë atë çmim…
Ndërsa astronomja Vera Rubin, bëri një punë fantastike në zbulimin e ekzistencës së materies së zezë në univers, prapsëprapi ajo u largua nga jeta në 25 dhjetor të 2016 pa çmimin Nobel të fituar.
Sipas rregullave të parashtruara nga komiteti, çmimi Nobel nuk shpërndahet pas vdekjes. /k.m/
Burimi: BBC