Si u kthyen te rinjte ne vrases?!
Nga Birgit Görtz/Angelina Verbica, DW
Në Bashkimin Sovjetik të pushtuar komandot e asgjesimit vranë dy milionë hebrenj. Filmi i ri i fituesit të çmimit Oscar Ruzowitzky shtron pyetjen: si u kthyen të rinjtë në vrasës?
Në filmin e tij austriaku Stefan Ruzowitzky shpjegon dhe akuzon. Dhe dëshiron edhe të nxjerrë mësime për shoqërinë e sotme. A është e mundur kjo? Po, është. Përmes një lloj eseje dokumentuese, apo një abstragimi kinematografik. Filmi shtron pyetjen: Si u kthyen burrat psiqikisht normalë në vrasës?