Në mbledhjen e Parlamentit Europian këtë të hënë, 22 qershor, Komisioni i Jashtëm, ka folur vetëm për vendin tonë, duke sjellë një sërë kritikash dhe duke kryeqëzuar Shqipërinë, për ngjarjet e fundit.
Eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionitm duke shtuar se ai personalisht është kundër zgjerimit të BE.
“ Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë.”-tha eurodeputeti.
Eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok tha se integrimi i Shqipërisë në BE, mund të hapë probleme për unionin, duke paralajmëruar një eksod masiv të shqiptarëve.
“Ka studime që tregojnë se nëse Shqipëria futet në BE pjesa e njerëzve që që kërkojnë punë, do të ishin të gatshëm që të linin vendin për të punuar në vendet e BE-së. Sa i përket Shqipërisë ne mund ti frikësohemi një eksodi. Ka dhe probleme sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Turqinë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një urë drejt Europës. Turqia po e bën këtë në kuadër të pajisjeve ushtarake. “-tha Eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok.
Në fjalën e tij, eurodeputeti grek, Manolis Kefalogiannis vendosi theksin në implementimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve teksa deklaroi se dialogu i Shqipërisë me BE-në duhet të mbahet i hapur.
Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga shteti shqiptar, sidomos atë zgjedhore, Kefalogiannis kërkoi transparencë përsa i përket financimeve zgjedhore.
Në një çështje tjetër e çoi vëmendjen eurodeputetja Katalin Cseh. Ajo foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë ku solli si shembull arrestimin e një shtetasi turk në aeroport.
Ai u mbajt aty per disa ore. Ndaj ajo kërkon një lidhje më të fortë të BE-së dhe Shqipërisë ndaj i kërkoi unionit që të ngrejë zërin më fort për të drejtat e njeriut.
“ Ashtu siç e përmendën dhe folësit e tjerë më parë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm për BE dhe për strategjinë tonë gjeopolitike. Duhet të vlerësojmë që Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme por gjithashtu duhet të themi dhe shqetësimet tona. Siç u tha dhe më herët, sa i përket situatës midis Shqipërisë dhe Turqisë pas grushtit të shtetit në 2016. Në vitet e fundit kemi parë që Turqia e shtyn Shqipërinë drejt disa lëvizje të ndryshme. Dua të flas për rastin e një personi turk i cili u arrestua në aeroportin e Tiranës. Për disa të cilat mbeten ende të paqarta policia e mbajti për disa orë. Nëse do të krijojmë lidhje më të ngushta me Shqipërinë, BE duhet të ngrejë zërin përsa i përket të drejtave të njeriut.” Tha Katalin Cseh.
Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishin në focus të këtij diskutimi.
Po sa i përket Teatrit, Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.
Ndërsa eurodeputetja kroate, Željana Zovko u shpreh: Dua ti rikthehem çështjes së Teatrit Kombëtar që ka krijuar shumë shqetësime në botën e kulturës dhe gjithashtu në media. Kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Do të doja të dija se çfarë informacioni kanë marrë nga shoqëria civile dhe a ka pasur bisedime përpara se të ndodhte kjo shembje? Cilat janë planet e së ardhmes për ndërtimet në këtë zonë duke marrë parasysh që Shqipëria merr fonde nga BE, ka marrë dhe fonde për rindërtimin nga tërmeti.
Eurodeputeti suedez dhe raportoreri David Lega ngriti kërkoi forcim të luftës kundër drogës, ndërsa ngriti shqetësimin se qeveria është më e ashpër me gazetarët sesa vetë trafikantët.
“Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të materalizohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e saj drejt BE. Lidershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kushtojnë. “-tha Lega
I prerë dhe i ashpër ishte dhe eurodeputeti gjerman Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, duke vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Dibrës dhe “339” të Shijakut.
Ai nënvizoi se Shqipëria duhet të kuptojë se BE e ka shumë seriozisht dhe ajo duhet të plotësojë të 15 kushtet para konferencës së parë ndërqeveritare.
Pjesë nga diskutimet në Komision
Eurodeputeti suedez David Lega: Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të materalizohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e saj drejt BE. Lidershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kushtojnë.
Eurodeputeti kroat Picula Tonino: Të gjithë e duatrokitëm vendimin e Këshillit për të çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Janë 15 kushte që Shqipëria duhet ti përmbushë para se të çelë negociatat. Ka interpretime të ndryshme sa i përket këtyre kushteve para takimit ndërqeveritar. Reforma zgjedhore ishte një nga kushtet për të çelur negociatat, e përshëndesim këtë marrëveshje. Reforma duhet të vijojë më tej.
Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Janë disa kushte që duhet ti plotësojnë për tu bërë pjesë e BE. Kemi pasur dy emergjenca kombëtare, koronavirusi dhe tërmeti i nëntorit.Kishte një shfaqje të qartë të BE për ta ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin por edhe pandeminë. Opozita dhe mazhoranca kanë filluar të kenë mosdakortësi mes tyre për reformën zgjedhore, është e rëndësishme që aktorët kryesore të politikës të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar përpara reformat, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.
Eurodeputeti austriak, Ëaitz Thomas: Shqipëria po bën më të mirën e mundshme të realizojë këto kushte dhe ky është një sinjal pozitiv për të ardhmen e negociatave. Dua të permend disa probleme të minoriteteve, nuk ka të bëjë thjesht me aspektet ligjore por edhe disa aksione që duhet të ndërmerren në terren. I kam parë afër problematikat, qeveria duhet të tregojë edhe veprimin e saj në terren. Të ulen tensionet nëse ka. Edhe ligji i medias, kishte një lloj boshllëku propozimi që u bë. Mund të ishte kërëcënim për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit. Nuk duhet harruar një gjë për Shqipërinë, nuk është se Shqpëria thjesht do të bëhet pjesë e familjes europiane, edhe ne duhet të shfaqim interesin tonë që ta marrim Shqipërinë në gjirin e BE. Është një vend i mrekullueshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme, shumë të mirëedukuar, me një popullësi të re. Një vend të cilin unë e mbështes shumë dhe mezi pres që të mirëpres Shqipërinë në BE.
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Po, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e tyre të drejtë drejt BE për tu bërë pjesë e familjes europiane dhe do ta arrijnë këtë pikë, janë në këtë fazë. Këshilli më herët ka listuar 15 kushte që duhet të përmbushen. Është shumë e rëndësishme për Komisionin që të tregojmë se ne e kemi seriozisht dhe këto kushte duhet të përmbushen. Nuk duhet të merret e mirëqënë që procesi ecën, duhet të jemi të qartë se këto kushte duhet të përmbushen. Dua të nënvizoj disa, rasti i vjedhjes së votave në Dibër, rasti i Shijakut. Nuk ka pasur procedime. Pyetja është për Komisionin: A e bëtë të qartë këtë kusht ndaj autoriteteve shqiptare? Edhe në BE i kemi komunikuar çështje të tjera. A e dinë shqiptarët se çfarë ne kërkojmë me të vërtetë? Dhe reforma në drejtësi ka një rëndësi tejet të veçantë. Është edhe Gjykata Kushtetuese.
Raportuesja për Shqipërinë dhe eurodeputetja portugeze, Isabele Santos: Është një vend që ka një polarizim të madh politik. Është Covid 19 në këto çaste. Pati vështirësi dhe nga tërmeti i nëntorit. Ka një zhvillim politik ku palët janë bërë bashkë, është reforma zgjedhore dhe kjo duhet përshëndetur. Ajo që kemi si synim kryesor është që duhet të gjenerojmë dialog. Ky dialog duhet të jetë edhe sa i përket çeljes së negociatave. Është i rëndësishëm roli i ambasadorit të BE në Shqipëri për të promovuar dialogun. Reforma në drejtësi është ngadalësuar disi. Kjo edhe për arsye të faktit se kemi një situatë pandemike.Tani po flasim për reformën e gjykatës së Lartë dhe implementimin e masave për të luftuar krimin dhe korrupsionin.Duhet të ketë një lëvizje të shpejtë si ajo që ishte para pandemisë.
Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder: Duhet të tejkalohen këto ndarje dhe polarizime të thella të shoqërisë, të cilin e pamë edhe sa i përket shembjes së Tetarit Kombëtar. Edhe reformat duhet të respektohen nga të gjitha palët politike. Ajo që ne duam dhe unë them është se ky vend duhet të sjellë në jetë një lloj të ri politik, atë konsensusit.Një kulturë e re politike e cila do të pranonte edhe mendimin tjetër dhe të disa minoriteteve.
HistoriaIme