Prokuroria urdheron te lirohet por Paraburgimi e “harron” te miturin ne burg!
Gazeta Shekulli raporton sot një lajm të çuditshëm, që tregon e para paaftësinë e institucioneve shqiptare dhe e dyta se sa pak rëndësi ka për institucionet e paraburgimit mirëqenia e të miturve.
Në shkrimin e gazetarit Flamur Vezaj bëhet fjalë për një rast se si Drejtoria e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë paska “harruar” zbatimin e urdhrit të shefes së sektorit të të miturve pranë Prokurorisë së kryeqytetit, duke mos e liruar për tri ditë një 17-vjeçar me inicialet A.D.