Gazetari i “TCH” pengohet ne kufirin grek si “rrezik per sigurine kombetare”. Reagon PDIU
Policia greke ndaloi gazetarin e “Top-Channel”, Marin Mema, në pikën kufitare të Qafë-Botës, veprim i justifikuar nepermjet paraqitjes se nje vendimi që e cilëson atë si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit fqinj.
Ngjarja u verifikua në orët e mesditës të së dielës. Gazetarit Mema iu njoftua gjithashtu se atij i është hequr përjetësisht e drejta për të kaluar kufirin shqiptaro-grek.