Kujtimet e Klajdit (2)
Zgjohem i djersitur. Duhet të jetë ora 11 e mëngjesit. Thirrjet e sime mëje që në atë orë është duke bërë punët e shtëpisë e që unë e pengoj me siguri, si edhe bulëzat e djersës që më kanë mbuluar trupin, më detyrojnë të ngrihem nga krevati.
Sapo kam filluar të zbuloj se sa herë që zgjohem në krevat, penisi im është gjithmonë në gjendje ereksioni. Ndihem në siklet, sidomos gjatë verës kur, ngaqë fle zbuluar, kushdo që hyn e del në dhomë mund të shikojë këtë ënjtje të pakontrolluar poshtë të mbathurave të mia…