Deshton Karta e Studentit, edhe pas nje viti e paperdorshme
Nga Emanuela Sako
Studentët do të nisin vitin e ri akademik pa marrë Kartën e Studentit, nëpërmjet së cilës do të përfitojnë lehtësira. Kjo bëhet e ditur nga Bashkia e Tiranës, e cila thotë se zgjidhja është çështje kohe, pasi ende nuk janë bërë marrëveshjet përfundimtare me subjektet ku do të aplikojnë lehtësirat për studentët.









