Denoncimi trondites i Majlindes nga Peshkopia: Ja si i trajtojme heroinat ne 100 vjetorin e Pavaresise
Erjon Tela
Historia-ime.com ka raportuar këto ditë në lidhje me një konferencë dhe disa aktivitete të tjera që organizata të shoqërisë civile, pjesë e lëvizjes së gruas në Shqipëri po organizojnë këto ditë në kuadër të evidentimit të luftës që gratë kanë bërë këto 100 vjet dhe sfidave që kanë përpara.
Por sot, në një nga ambientet e Hotel Tiranës, dëshmia e mbështetur në fakte, studime dhe përvoja personale nga znj. Majlinda Hoxha, drejtore ekzekutive e Qendrës “Argitra – Vizion” në Peshkopi, e cila solli disa tregues shokues, alarmantë për situatën ku ndodhen gratë e vendit tonë.