10 vjecarja e rritur nga nje cift gej i shkruan leter Obames, dhe ai i pergjigjet
Burimi Huffington Post
Javës që shkoi, 10 vjecarja Sofia Bejli Klugh shkroi dhe ilustroi një letër për Presidentin Barak Obama dhe si vajze e një çifti gej, e falenderoi atë për mbështetjen e tij ndaj marteseva brenda së njëjtës gjini. Ajo i kërkoi atij këshilla në mënyrën sesi ti përgjigjej atyre që e shikonin këtë gjë si “të shpifur dhe të çuditshme”.Letra dhe përgjigjia ndaj saj erdhi shumë shpejt dhe mund ta shihni më poshtë. (Përgjigja e Obamës është verifikuar nga një zëndhënës zyrtar).
I dashur Barak Obama,
Unë që po të shkruaj quhem Sophia Bailey Klugh. Mikesha jote që të ftoi për darkë, ti mund të mos e mbash mend por s’ka problem. Unë doja vetëm të thoja që jam shumë e lumtur që ti ke renë dakord se dy burra mund të duan njëri-tjetrin sepse unë kam dy baballarë dhe ata duhen. Por të gjithë fëmijët në shkollë mendojnë se kjo është e shpifur dhe e çuditshme. Kjo gjë më lëndon ndjenjat dhe zemrën. Prandaj unë vendosa të shkruaj ty sepse ti je heroi im. Nëse ti do ishe në vendim tim dhe do kishe dy baballarë që duan njëri-tjetrin dhe fëmijët në shkollë të tallnin për ketë gjë, çfarë do të bëje?
Të lutem përgjigju!
Doja të thoja se ti më frymëzon dhe shpresoj qe të fitosh garën për president. Ti do e bësh botën një vend më të mirë.
Shoqja jote,
Sophia
P.s: Te lutem bej të fala vajzave të tua nga unë!
Presidenti Barak Obama
1 Nëntor 2012
Zonjushë Sophia Bailey-Klugh,
Faleminderit që më dërgove një letër kaq të sinqerte për familjen tënde. Duke e lexuar u ndjeva krenar të jem presidenti yt dhe më dha më shumë shpresë për të ardhmen e kombit tonë.
Në Amerike, asnjë familje s’është e njëjte. Ne vlerësojmë diversitetin dhe njohim se qoftë nëse ti ke dy baballarë apo një nenë, ajo që ka rendësi është dashuria që ata tregojnë ndaj njëri-tjetrit. Ti je me shumë fat të kesh dy prindër që të duan shumë. Ata janë me fat të kenë një vajze kaq të jashtëzakonshme.
Ndryshimet tona na bashkojnë. Unë dhe ti jemi të bekuar që jetojmë në një vend ku kemi lindur të barabartë pavarësisht se si mund të jetë pamja jonë, ku jemi rritur apo kush janë prindërit e tu. Një rregull i mirë është ti trajtosh të tjerët siç do doje që ata të trajtonin ty. Kujtoi shokëve të tu në shkollë ketë rregull nëse ata të thonë diçka që të lëndon.
Faleminderit që gjete kohë të më shkruash. Jam i nderuar të kem mbështetjen tënde. Më vjen keq që nuk mund të vija te darka por të premtoj që do përshëndes Sashen dhe Malian nga ana jote.
Me respekt,
Barak Obama