Spitali i Gjirokastres si vendstrehim per te pastrehet
Në një intervistë për gazetën “Dita”, drejtori i spitalit rajonal të Gjirokastrës kërkon të merren masa për të rregulluar situatën në institucionin që ai drejton, duke kërkuar bashkëpunimin e të tjerëve.
Të dehur apo endacakë që “përplasen” dyerve të spitalit e që nuk ngurrojnë as të konfrontohen me mjekët, shkruan gazeta Dita ne versionin online te saj. Është ky shqetësimi më i madh me të cilin përballet institucioni më i madh shëndetësor në jug të vendit, spitali rajonal “Omer Nishani” në qytetin e Gjirokastrës.