2012, shtohen vrasjet per gjakmarrje, nuk kursehen as grate
Viti 2012 ka sjellë një alarm të frikshëm përsa i përket vrasjes së femrave, përfshirë edhe rastet për gjakmarrje. Edhe pse kanuni në emër të cilit vritet për gjak e ndalon këtë, shifrat janë alarmante: 10 herë më të larta se në periudhën e tranzicionit.
Komiteti mbarëkombëtar i Pajtimit të gjaqeve ka bërë edhe bilancin tragjik të vrasjes për gjak në 2012, ku janë shënuar 118 viktima dhe janë evidentuar 1208 familje të ngujuara, raporton Ora News.
Një element interesant i evidentuar është mosha e viktimave që janë nga minorenë deri të moshuar, çka tregon se ky fenomen nuk bën dallime moshe./TemA