“Ministria nuk eshte dyqani juaj personal, zoti Olldashi”
DEBATI I SE DIELES
Nga avokat Dorian Matlija
E lexova me vëmendje letrën tuaj të datës 17 dhjetor sepse prekte interesat e ligjshëm të klientëve të mi. Qendra Res Publica kishte kërkuar t’i viheshin në dispozicion disa informacione dhe dokumente rreth disa detajeve në lidhje me dhënien e kredive me afat 30 vjet dhe interes 0%, dhe disa detaje të tjera për qytetarët e pastrehë që duhet të lirojnë shtëpitë e kthyera pronarëve.