Cilet jane Ekselentet shqiptare dhe a mbaron sot odiseja e tyre?
Me në fund, me pak se nje jave nga fundi i vitit hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të akorduar fondet e Ekselencës, vendim qe duhet te ishte bere qe ne tetor. Studentët do të studiojnë (në fakt, disa kanë filluar) doktoraturën jashtë vendit. Por pikërisht këtu qëndron edhe problemi…
Javë e madje muaj më parë media ka botuar njoftime nga vetë studentët të cilët, në fakt i kanë nisur studimet por nuk kanë marrë asnjë lek deri më sot, në pritje po të këtij vendimi.