Associated Press rendit 10 lajmet kryesore te vitit 2012
Ashtu si të tjerët, edhe 2012-a ishte një vit i mbushur me ngjarje të rëndësishme. Përmes një sondazhi me redaktorë dhe drejtues të mediave në SHBA, agjencia e njohur, “Associated Press” ka bërë një renditje të 10 lajmeve kryesore të vitit që po përmbyllim. Nëse deri më 13 dhjetor, zgjedhjet presidenciale në SHBA kishin marrë numrin më të madh të votave si ngjarja kryesore e vitit, masakra në Konektikat, ku u vranë 20 fëmijë 6 dhe 7 vjeç, si dhe gjashtë të rritur, doli në vend të parë.