Gropat 100 milion dollareshe
Nga Erion Kristo
Me rastin e diskutimit të pasaportizimit masiv të shqipfolësve kudo që ndodhen, mund të themi se përpara se shqiptarët të marrin pasaporta, këto pasaporta i kanë marrë gropat e hapura nëpër rrugë, të cilat jo vetëm e kanë arritur kohën e duhur të qëndrimit për të marrë pasaportë, po ndërkohë janë bërë edhe të njohura. Që shqiptarët janë mësuar me gropa financiare, kjo dihet. Shihet qartë te humbja e valutës shqiptare në kohën e ndërrimit të regjimit, valutë që nuk u kthye më kurrë.