Maturantet nuk mund te zgjedhin si provime dy gjuhe te huaja
Matura shtetërore pëson ndryshime zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata thotë se maturantët nuk mund të zgjedhin si provime dy gjuhë të huaja të para. Në këtë vit është standardizuar. Çdo maturant ose kandidat për maturant do të zgjedhë dy lëndë ne provimin me zgjedhje. Nuk mund të marrësh tek menyja e lëndëve me zgjedhje gjuhë e huaj, s’mund të marrësh atë që quhet gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Do të thotë në qoftë se do të zgjedhësh një gjuhë të huaj që është e parë dhe një gjuhë e huaj që është e dytë që zhvillohet në shkollë.