‘Mania’ e monumenteve ne jubileun e pavaresise, mungojne veprat e artit
TIRANE- Jubileu i pavarësimit të vendit bëri që studiuesit të rendnin për të publikuar fakte të panjohura historike, por ky vit u shoqërua edhe me realizimin e dhjetra shtatoreve kryesisht të figurave patriotike që kanë zënë vend në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.
Shumë prej monumenteve qenë rrjedhojë e konkurseve, disa të tjera jo…andaj edhe drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima thotë se në disa raste, këto monumente qëndrojnë estetikisht keq.