Deri kur mergimtaret tane do te keqtrajtohen ne pikat doganore me Serbine?!
Mërgimtarët: Çka bisedoi dhe çka nënshkroi kryeministri Thaçi në bisedime?!
Në zonën doganore në kufirin Kroaci Serbi – (SHID), kolona e automjeteve arrinte mbi 10-km. Pjesa dërmuese (mbi 80%) ishin shqiptarët; nga Kosova, Ilirida, Kosova Lindore dhe trojet tjera etnike shqiptare. Në këtë pikë kufitare ditën kur ne tentuam të kalojmë kufirin për të udhëtuar drejtë Kosovës,( 25.12.2012) ishte ftohtë i madh, e mërgimtarët tanë ishin strukur në veturat e tyre dhe prisnin e prisnin…, qanin fëmijët, nga mungesa e ushqimit, ftohja, nuk kishte askund ëc- e as objekte përcjellëse; lokale, kafe, hotel, apo restorante ku të strehoheshin mërgimtarët tanë. Kjo ditë ishte ditë e vështirë për mërgimtarët tanë.