Ministri i Kultures: Nuk mund te mbrojme cdo xhami e kishe
“Nuk mund të mbrojmë çdo kishë e xhami”. Kjo ka qenë përgjigjja që ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, u ka dhënë protestave dhe akuzave të bëra këto ditë në shtyp mbi aktin barbar në Kishën e Shën Premtes, Komuna Gjinar, në fshatin Valsh në rrethin e Elbasanit. Deklarata erdhi vetëm disa orë pas protestës që përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore zhvilluan para Ministrisë së Kulturës ku kërkuan dorëheqjen e ministrit të Kulturës dhe të drejtorit të trashëgimisë kulturore si përgjegjës për ngjarjen.