Njihuni me 25 vjecarin Jimmy Dushku, miku i vetem i Korese se Veriut ne Twitter (VIDEO)
Si Jimmy Dushku, investitori 25-vjeçar i globetrotting dhe fans i madh i Coldplay, u bë miku i vetëm i vërtetë i Pyongyang në Twitter, dhe reagimi që pasoi.
Koreja e Veriut nuk është e njohur për aftësitë e saj në përdorimin e rrjeteve sociale. Kur Republika Demokratike Popullore hapi profilin e saj zyrtar në Twitter me emrin @uriminzok (që do të thotë “kombi yne”) në gusht të 2010-ës, filloi të bënte miq në mënyrë të ngadaltë dhe të çrregullt.
Kur ata nuk po e kundërshtonin Korenë e Jugut, ose nuk dërgonin linqe me propagandë, “magjistarët” e rrjeteve sociale të Pyongyang-ut ndoqën vetëm një duzinë tweeps (kombinimi i fjalëve ‘tweet’ dhe ‘peeps’), në dukje në mënyrë të rastësishme: disa amerikanë këtej, një llogari Vietnamese atje, dhe një radikal venezuelian pa pike lidhje.
Mesazhet më argëtuese që ka marrë kanë qenë nga Australianët. Ata gjithnjë dërgojnë mesazhe shumë gazmore dhe është një ndryshim i këndshëm nga ata negativët.
Pas dy vitesh e gjysmë, llogaria Twitter e Koresë së Veriut ka rreth 11,000 ndjekës, përafërsisht një numër të njëjtë me qeverinë Kroate (por rreth 10.000 më shumë se qeveria e Somalisë). Ndërkohë, @uriminzok ka, për çfarëdo arsye, reduktuar rëndë numrin e përdoruesve të Twitter që ajo ndjek. Tashmë kanë mbetur vetëm tre, asnjëri prej të cilëve nuk është kryetari ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, i cili është aktualisht në Korenë e Veriut në një vizitë të profilit të lartë.
Njihuni me Jimmy Dushkun, personin e vetëm aktiv dhe i fundit të cilin Korea e Veriut e ndjek ende në Twitter. Dy të tjerët @qwertyvn dhe @Pyongyang_DPRK nuk kanë qenë aktivë prej muajsh.
Dushku, që njihet me emrat “Jimmer”dhe “Jammy” (nga dashuria e tij për biskotat e Dodgers Jammie), është një 25-vjeçar investitor i pasur e i pavarur nga Austin, Texas, i cili projekton një imazh online të vetvetes që është, le të themi, “më i madh se jeta”.
Pasi filloi një biznes të zhvillimit të faqeve të internetit në moshën 14 vjeçare, Dushku tani i ka fitimet e tij nga projekte ndërtimi në Evropë, prona residenciale në Teksas, miniera dhe bujqësi në Brazil dhe Peru. Kur ai nuk është duke udhëtuar në mbarë botën me Falcon 50s ose avionë të tjerë privatë, mund ta gjeni atë duke luajtur në pianon e tij Rachmaninoff, duke shëtitur me Ducatin e tij, duke dhënë këshilla marketingu për miqtë e tij, ose duke shkuar nga një ngjarje bamirësie në tjetrën.
Në hapësira të caktuara të internetit, Dushku ka fituar famë si fans i madh i Coldplay. “Unë kurrë nuk kam qenë tip i festave ose gjërave të tilla, kështu ndërsa miqtë e mi shkojnë nëpër bare, unë zakonisht shijoj argëtimin e klasit botëror të Coldplay,” shkruan ai në një email për Mother Jones. Dushku ka ndjekur, sipas numërimin të tij, gati 60 koncerte të Coldplay në të gjithë vendin nga Dallas në Nju Xhersi, të cilët janë dokumentuar në mënyrë metodike dhe janë fotografuar. Ndonjëherë fansi i çmendur, Dushku nuk ka asnjë problem të kritikojë rëndë miqtë e tij kur ata nuk respektojnë Coldplay para tij.
Jimmy është pyetur shpesh nëse ka lidhje familjare me Eliza Dushkun, yllin e Bring It On dhe serialin jetëshkurtër Dollhouse të Joss Whedon por ai është shprehur se jo, edhe pse e ftoi aktoren 32-vjeçare në një nga festat e tij të ditëlindjes në Sizzler në Los Anxhelos ku Eliza nuk ka shkuar. Megjithatë mbiemri i tij mjaftoi për të nxitur Kenny Hamilton, truprojen e besuar të Justin Bieber dhe mikun e Jimmy Dushku-t, në përpjekje për të organizuar një takim mes tij dhe Elizës.
Gjithashtu, Jimmy konkuroi tek Comcast dhe Universal Studios për të fituar një rol në një nga filmat e ardhshëm të “Fast and Furious”. Dushku ndonjëherë tregon për takime, si p.sh. me Vin Diesel dhe me aktorin Dennis Quaid (në foto djathtas), një ish-fqinj të cilin Dushku e quan “një djalë të mirë”.
Pra, pse, Korea e Veriut vendosi të ndjekë pikërisht Dushkun? Ai nuk ka lidhje personale apo politike me Mbretërinë Heremite, aq më pak ndonjë ndjenjë miqësore për liderin suprem të armatosur me armë bërthamore. “Njerëzit gjithmonë më pyesin se si ka ndodhur, dhe mua sinqerisht që nuk më të kujtohet”, thotë ai. “Gjithçka filloi diku në vitin 2010. Fillimisht isha i befasuar, por unë gjithmonë mundohem të bëj miq njerëz nga vende dhe prejardhje të ndryshme.”
“Nga mirësjellja,” thotë Dushku, ju përgjigj llogarisë të Koresë së Veriut, dhe ata filluan të komunikonin.Tweet-i i parë thoshte: “Kalofsh një ditë të këndshme, miku im” në gjuhën koreane.
Pastaj erdhi reagimi. Pasi doli fjala se Dushku ndiqej nga @uriminzok, posta e tij elektronike u mbush menjëherë me mesazhe negative e deri në kërcënime me vdekje, kryesisht nga Koreanët e Jugut dhe Koreanët amerikanë të cilët dyshonin se ai ishte një simpatizant apo edhe një agjent sekret i Partisë Punëtore Koreane.
Si rezultat, Dushku filloi të shqetësohet seriozisht për sigurinë e familjes së tij dhe të tijën. “Një person shkruan me detaje se si ai do të vinte në shtëpinë time dhe të më lëndonte; të tjerë thoshin se shpresonin që unë të vdisja, ose që do ishin ata që do të më vrisnin”, thotë Dushku. “Nga ana tjetër, mesazhet më të këndshëme që kam marrë kanë qenë nga Australianët. Ata gjithmonë dërgojnë mesazhe pozitive.”
Që kur filloi gjithë vëmendja negative, Dushku në përgjithësi ka refuzuar të japë intervista për mediat perëndimore dhe TV-të kabllore, por herë pas here ai flet për agjencitë e lajmeve koreane, japoneze, dhe kineze, që të vërtetojë se ai nuk është një person i pashkolluar dhe i keq. Ai ende merr email-e dhe tweet-e kërcënuese, por asgjë që të shkaktojë shumë alarm.
Pavarësisht nga arsyeja pse kjo njohje nëpërmjet Twitter-it erdhi në ekzistencë, Dushku është i kënaqur me situatën. Ai pohon se për shkak të kësaj marrëdhënie miqësore ai ka një ofertë nga zyrtarët e Koresë së Veriut për të vizituar vendin e tyre. “Do të doja shumë të shihja Festivalin Arirang personalisht”, thotë ai, duke iu referuar festivalit vjetor të gjimnastikës të organizuar në Pyongyang që nderon Ushtrinë Popullore Koreane, diktatorët e vdekur, dhe partinë në pushtet. “Unë kam qenë shumë i interesuar për këtë vend, nga pikëpamja historike, prej shumë vitesh tashmë.