Azil kunder dhunes ne familje
Posted On 14/01/2013
0
Autoritetet italiane i njohin të drejtën e strehimit një gruaje shqiptare të ardhur në Itali për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.
Komisioni territorial që shqyrton kërkesat e të huajve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare ka vendosur të pranojë kërkesën e kësaj shtetaseje shqiptare, e cila arriti të dëshmojë me fakte dhunën e pësuar nga bashkëshorti.