Rama ne nje moment dashurie dhe mirenjohje per bashkeshorten (dicka qe nuk e ben shpesh publikisht)
S’ka asgje te vecante nese nje bashkeshort i shpreh dashurine dhe mirenjohjen e tij bashkeshortes. Por, ne fakt, kur kete e ben publikisht Rama, ngjall kuriozitet.
Sapo e tha (te enjten ne mbremje) permes Twitter dhe Facebook. Shkruan Rama per Linda Bashen: Krenar per ty:-) Je jo vetem gjysma me e mire po edhe shtylla e familjes sone. Te duam shume.
Behet fjale per nje sqarim qe bashkeshortja e kreut te opozites ka bere sot ne emisionin Top Story ne lidhje me akuzat per “100 milionet”…
“Kur dëgjova akuzat jam ndjerë sikur isha duke ecur në rrugë dhe dikush më doli përpara e më bëri agresion verbal,” deklaroi ajo.
“Unë jam akuzuar për çështje lehtësisht të verifikueshme. Unë dua të falënderoj në mënyrë të posaçme prindërit e mi, xhaxhain tim dhe vëllain tim, të cilët kokulur dhe me punën e tyre kanë investuar për të bërë atë shtëpi dhe që u desh të tërhiqeshin në një vorbullë agresioni të paprecedent, duke parë se si njollosej në media investimi i tyre i bërë me djersën e ballit dhe duke parë se si njerëz të panjohur shfaqeshin tek dera duke bërë agresion. Shikoja nënën time, që është prej kohësh e sëmurë, ashtu të trishtuar, që përpiqej të rrinte me gajret, ndërkohë që babai im vuante, të cilin tiranasit e njohin si një njeri tepër të urtë e të ndershëm,” tha Linda Basha, që ka sqaruar më pas në detaje të shtatë pyetjet e bëra nga PD.