Cfare i ndodhi Tritan Shehut ne Lushnje ne vitin 1997?
Tritan Shehu sqaron sot per median se ngjarja e Lushnjës është keqinterpretuar.
“Pa dyshim janë ngjarje të pakëndshme, momente nga më të vështirat që unë kam kaluar. Në atë periudhë nuk isha më deputet i Lushnjës, por i Kavajës dhe sapo isha kthyer nga një vizitë pune në Portugali si Ministër i Jashtëm. Të nesërmen në mëngjes më 25 janar isha në zyrën time duke ndjekur situatën, në kontakt me institucione të ndryshme. Informohesha kryesisht nga z.Shehi, zv.ministër i Brendshëm.