REPORTAZH/ “21 Janari”, dy vite me pas kane mbetur vetem lotet
Nga Anisa Xhani
Sot erdhi sërish 21 janari, i një tjetër viti, me një ngjarje që ka mbetur në vend numëro.
Qindra qytetatrë i’u bashkuan kortezhit që nisi nga selia e Partisë Socialiste, për të vazhduar drejt Kryeministrisë. Turma kryesohej nga familjarët e katër viktimave. Fëmijë, bashkëshorte, nëna dhe vëllezër të përlotur, me katër portretet në duar, me katër foto që flasin në heshtje, dhe ashtu i respektuan edhe përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët që janë solidarizuar me katër viktimat, me katër familjet e tyre, me heshtje.