Raporti i OKB: Shqiperi, rritet papunesia
Agjencia për Punë në Kombet e Bashkuara, paralajmëron rritje të papunësisë në shkallë globale, si pasojë e krizës së përgjithshme ekonomike. Në raportin e publikuar së fundmi mbi tendencat e punësimit, kjo agjenci vëren se edhe pse do të ketë një përmirësim të vogël, papunësia do të jetë sërish një problem akut i ekonomisë globale.
Duke u ndalur tek Shqipëria, raporti vë në dukje se në dy vitet e fundit, norma e papunësisë në vendin tonë është rritur me 1 për qind gjatë 2011-ës dhe 2 për qind gjatë 2012-ës.